Përzgjedhësi i Irlandës Veriore: Kosova ka lojtarë cilësorë, por ne synojmë t’i mposhtim - NACIONALE

Përzgjedhësi i Irlandës Veriore: Kosova ka lojtarë cilësorë, por ne synojmë t’i mposhtim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Irlandës Veriore, Ian Baraclough, dëshiron t’i lë mbrapa vetes rezultatet jo të mira, duke koncentruar të gjithë vëmendjen te një fitore kundër Kosovës nesër.

Irlanda Veriore ka vetëm 2 pikë në grupin ku gjendet edhe Kosova në Ligën C. Për Baraclough me ndihmën e tifozëve të zjarrtë do të bëhet e pamundura që të arrihet fitorja ndaj Kosovës.

“Tifozët janë pjesë e madhe e lojës sonë dhe na motivojnë të sulmojmë sa më shumë për të shënuar gol. Mendoj se nëse e kemi mbështetjen e të gjithë stadiumit. Lojtarët do të jenë edhe më shumë të motivuar për fitore. Përndryshe, atmosfera dhe mbështetja e tifozëve tanë mund të ketë efekt të kundër tek ekipi rival. Është e rëndësishme që t’i bëjmë tifozët të ngrihen në këmbë për të na duartrokitur dhe mbështetur drejt triumfit në shtëpi”, tha ai.

Përzgjedhësi ka komentuar edhe cilësitë e Kosovës, ku zgjodhi fjalë të mira, duke thënë se “dardanët” po shënojnë rritje konstante si kombëtare.

“Nuk kishte asgjë që nuk ishim në dijeni për Kosovën kur luajtëm atje për t’u ndjerë të befasuar. Të gjithë lojtarët e Kosovës janë duke luajtur në nivelin më të lartë në kampionatet evropiane dhe si kombëtare ata po ngriten lart në renditje. Ne mendojmë se mund të marrim rezultatin që duam ndaj tyre dhe njashtu mendoj se kemi një skuadër shumë më të fortë dhe më me përvojë në këtë ndeshje sesa në të parën. Për mua këtë duhet ta tregojmë në fushë”, nënvizoi ai.

Baraclough ka treguar se sa është e rëndësishme arritja e fitores së parë në grup. Ai dhe të gjithë lojtarët e duan me çdo kusht një fitore para se të përfundojnë gjashtë ndeshjet e grupit. Tre pikët e para synojnë t’i arkëtojnë pikërisht ndaj Kosovës.

“Fitorja e parë e Ligës së Kombeve është e rëndësishme për të gjithë. E dimë se çfarë do të thotë Liga e Kombeve për ne gjatë këtyre viteve. Mendoj se kemi folur se sa është e rëndësishme të mos bijmë në Ligën D me lojtarët. Nuk është mirë të zhvillohesh për të ardhmen dhe të mos jesh në jesh në gjendje të fitosh ndeshje. Presime padurim për nesër mbrëma që ta shijojmë fitoren e parë”, përfundoi ai

Lajme të ngjashme