"Përfundon ndeshja me referim skandaloz", FC Prishtina me postim turpërues pas humbjes nga Dukagjini - NACIONALE

"Përfundon ndeshja me referim skandaloz", FC Prishtina me postim turpërues pas humbjes nga Dukagjini

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka reaguar në mënyrë skandaloze pas përfundimit të ndeshjes ndaj KF Dukagjinit.

"Bardhëkaltërit" u mposhtën nga Dukagjini me rezultat 1:0 shkaku i një vendimi skandaloz të gjyqtarit Mentor Ajeti.

Sidoqoftë, pas ndeshjes edhe ish kampioni i Kosovës ka reaguar në mënyrë turpëruese në rrjetin social "Facebook", duke e quajtur referimin skandaloz. Përpos kësaj tek emri i skuadrës vendase shtuan edhe "gjyqtarët" duke fajësuar vetëm referimin.

"Përfundon ndeshja me referim skandaloz

FT| KF Dukagjini (Gjyqtarët) - FC Prishtina 1:0", shkroi klubi nga kryeqyteti.

Ndërkohë, trajneri Ismet Munishi pas humbjes e quajti golin e pësuar si ‘fantazmë’, duke shtuar se një gol i tillë nuk ekziston.

"Klubi do të dalë me komunikatë. Vetë me veshët e mi e dëgjova gjyqtarin kur fishkëlleu. Janë shkelë rregullat e futbollit. Ai gol është fantazmë. Nuk ekziston. Fusha ishte pak e rënduar. Normalisht që nuk kishte kushte për pasimin e fundit. Ishte e vështirë. Lojtarët bënë maksimumin, por njëherë e përgjithmonë duhen përmirësuar gjërat. Nuk shkon kështu”, tha ai.

Ne kemi bërë punë shumë të mirë. Po të ishte gjithçka korrekte ndoshta do të kishim pasur pikë më shumë. Kjo ishte e tepërt, përfundoi Munishi.

Prishtina renditët në pozitën e pestë me 27 pikë, dy më shumë se Dukagjini, që zë vendin e gjashtë në tabelë.

Lajme të ngjashme