Perez ua premton lojtarëve te Real Madridit një bonus të majmë nëse e mposhtin Barcelonën në finale të Superkupës
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka premtuar lojtarëve një bonus të majmë nëse ata e mposhtin Barcelonën në finale të Superkupës së Spanjës, të dielën.
Skuadra madrilene luan të dielën në mbrëmje kundër Barçës, me presidentin që ka vendosur ta hapë kuleten nëse skuadra e tij fiton. Sipas mediumit spanjoll SPORT, Perez do të shpenzojë në bonuse rreth katër milionë euro, që është gjysma që ekipi do të pranonte nga Federata e Futbollit të Spanjës për pjesëmarrje.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Barca dhe Madridi u takuan në finalen e vitit të kaluar, ku Blaugranët kaluan më mirë ndaj Mbretërve, duke rezultuar fitues 3:1. Skuadra e Carlo Ancelottit ka pasur më shumë fat kohët e fundit, duke fituar dy Clasicot e fundit konkurruese dhe ata do të shpresojnë ta bëjnë këtë për të tretën herë.
Trajneri i Barcelonës mbështeti skuadrën e tij për të mbrojtur titullin e Superkupës: "Unë mendoj se në El Clasico e ligës, ne dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Mund ta krahasoj atë me finalen e sezonit të kaluar. Mendoj se ne mund t'i dominojmë ata dhe të fitojmë."
Mbretërit do të përballen me Katalunasit të dielën në mbrëmje. Pas kësaj, ata do të përballen me Atleticon në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.