Xavi i sigurt para finales: E dominojmë Real Madridin dhe e fitojmë Superkupën e Spanjës - NACIONALE

Xavi i sigurt para finales: E dominojmë Real Madridin dhe e fitojmë Superkupën e Spanjës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez është i sigurt se klubi i tij do ta ruaj titullin e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit.

Katalunasit janë kampion në fuqi sa i përket Superkupës së Spanjës, pasi vitin e kaluar “shpartalluan” Realin me rezultat të thellë 4:0.

Pasi siguruan finalen, ku do të përballen sërish me madrilenët – Xavi deklaroi se është optimist për këtë ndeshje dhe që do ta dominojnë gjigantin spanjoll.

Finalja e Superkupës ndaj Madridit ishte ndeshja më e mirë që kur erdhëm këtu. Këtë vit, ata janë më të mirë por ne nuk do të ndryshojmë ndonjë gjë, jemi shumë të motivuar”.

Jemi të motivuar, ka ardhur koha që të tregojmë futbollin tonë dhe se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”.

Mendoj se e kemi dominuar Real Madridin shumicën e kohës në La Liga në të gjitha El Clasicot. Do të dominojmë sërish dhe ta fitojmë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Xavi shtoi se mesfushori Pedri pritet të jetë titullar, pasi e ka lënë pas tërë lëndimin,

Kujtojmë, se “El Clascio” do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00.

Në tetë përballjet mes këtyre dy skuadrave për këtë trofe, Real Madrid ka fituar gjashtë sosh, kurse dy prej tyre i kanë takuar Barcelonës.

Lajme të ngjashme