"Përballemi me një ndër skuadrat më të forta në botë, por luajmë në Anfield", Klopp paralajmëron Real Madridin - NACIONALE

"Përballemi me një ndër skuadrat më të forta në botë, por luajmë në Anfield", Klopp paralajmëron Real Madridin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se po e pret me entuziazëm përballjen ndaj Real Madridit në rrethin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Të martën e ardhshme, "Reds" do të jenë nikoqir i Real Madridit, skuadër kjo që i mposhti vitin e kaluar në finale.

Liverpool ka nisur të gjejë formën më të mirë duke shënuar fitore në dy ndeshjet e fundit në Premierligë, ndërsa Klopp tha se janë në rrugën e duhur e mbetet të shihet nëse do ta mposhtin skuadrën madrilene.

"Jemi një hap përpara, të dy golat ishin të mirë. Pasimi i Trent për Darëin dhe i Mohamed për Cody, top klasë".

"Kur nuk je në momentet më të mira duhet të luftosh për këtë dhe këtë e bëmë duke shënuar fitoren e dytë radhazi. Ndihem mirë të jem i sinqertë".

"A jeni gati për Realin? Të shohim, do të përballemi me një ndër klubet më të mira në botë të martë, prandaj është vështirë. Por, është Anfield, prandaj të shkojmë. Të them të drejtën mezi po e pres".

"Është herët të themi që jemi në formën më të mirë, por sigurisht ne do të luftojmë", deklaroi ai për BBC.

Përballja mes Liverpoolit dhe Realit do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme