Pep Guardiola: Shpresoj se Messi do të kthehet në Barçë për ta marrë lamtumirën që e meriton
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se shpreson që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë, për ta marrë lamtumirën që meriton.
Ylli argjentinas ishte lojtari kryesor në kohën e Guardiolës në Barcelonë, e cila mbetet një nga skuadrat më të mëdha në historinë e futbollit të klubeve. Messi ndihmoi trajnerin aktual të Cityt në tre tituj të La Ligas, dy Kupa të Mbretit dhe dy Liga të Kampionëve mes një morie të tërë trofesh të tjerë, përpara se të detyrohej të largohej efektivisht në vitin 2021 për shkak të vështirësive financiare të klubit. Tani, me kontratën e argjentinasit te Paris Saint-Germain që po i vjen fundi dhe largimi i tij duket gjithnjë e më i mundshëm, Guardiola e ka të qartë se ku dëshiron që Messi të përfundojë.
.jpeg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
"Unë jam anëtar i Barcelonës dhe kam dy vendet e mia në stadium, dhe thjesht shpresoj se një ditë mund ta shohim atë të thotë lamtumirën nga futbolli ashtu siç e meriton", tha trajneri i Cityt për ESPN. "Ai ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ajo që Barcelona arriti për dhjetë apo dymbëdhjetë vjet nuk do të kishte qenë e mundur pa të. E pamundur. Dhe nuk po flas për numrat, po flas për ndikimin në lojë, bukurinë, estetikën, efektivitetin... Gjithçka. Askush nuk do ta kishte menduar se do të përfundonte kështu. E di që presidenti [Joan] Laporta, që e njeh mirë Messin, do të mendoj një nderim më të madh për të se në momentin që erdhi.

"Dhe kur ky ndryshim është kaq i madh, duhet t'u thuash lamtumirë njerëzve. Ishte një gjë shumë e shpejtë, ai u largua për shkak të një situate shumë të vështirë ekonomike, për mijëra arsye në të cilat unë nuk do të hyj dhe që protagonistet e dinë dhe unë nuk e di. Por shpresoj që atë ditë të shkoj në vendin tim, të jem në gjendje të ngrihem, ta duartrokas dhe t'i them lamtumirë ashtu siç e meriton Leo. Dhe e di që Joan do të përpiqet, ai do ta bëjë këtë dhe Leo gjithashtu. Ai dhe familja e tij do të marrin dashurinë nga të gjithë ne tifozët e Barcelonës, për të qenë në gjendje t'i tregojmë atij mirënjohje dhe respekt për gjithçka që ai i ka dhënë këtij klubi."

Messi, të cilit kontrata i skadon në fund të këtij sezonit, ende nuk ka bërë të ditur hapin e tij të radhës. Megjithatë, pas disa problemeve me klubin, ai u lejua të rikthehej në stërvitje pavarësisht një udhëtimi pa leje në Lindjen e Mesme, mbetet për t'u parë nëse argjentinasi do të zgjidhet nga Christophe Galter në ndeshjen e ardhshme të PSG-së në Ligue 1 kundër Ajaccio të shtunën.



