"Unë e kisha Messin", Guardiola thotë se Chelsea duhet t'i jep kohë Potterit - NACIONALE

"Unë e kisha Messin", Guardiola thotë se Chelsea duhet t'i jep kohë Potterit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola thotë se Graham Potter meriton më shumë kohë te Chelsea pas humbjes turpëruese që pësuan nga Manchester City në raundin e tretë të FA Cup.

"Qytetarët" e shpartalluan Chelsean me rezultat të thellë 4:0, vetëm disa ditë pasi i mposhtën 0:1 në "Stamford Bridge" në kuadër të Premierligës.

Chelsea ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit përfshirë tre humbje nga Man City brenda dy muajve.

Shumë tifozë tashmë kanë kërkuar që Potter të shkarkohet sa më parë dhe të zëvendësohet nga Thomas Tuchel, të cilët gjithashtu kërkuan rikthimin e Roman Abramovich.

Mirëpo, Guardiola thotë të kundërtën duke deklaruar se Chelsea nuk duhet ta shkarkojë Potter dhe t'i jep më shumë kohë.

"Është e drejtë, e drejtë. Jepni kohë. E di që rezultatet në top klube janë të rëndësishme, por jepni kohë".

"Çfarë bëri te Brighton ishte e pabesueshme, por trajnerët kanë nevojë për kohë. Ai ka të drejtë. Në Barcelonë nuk kisha nevojë për dy sezone sepse e kisha Messin aty".

Guardiola në edicionin e parë me Man Cityn nuk fitoi asnjë trofe, por pastaj drejtoi skuadrën drejt titullit të Premierligës duke pasur mbi 100 pikë.

Sa i përket Cityt ata avancuan në raundin e katërt dhe do të përballet me Oxfordin ose Arsenalin.

Lajme të ngjashme