Guardiola: Askush nuk mund ta vërë në mëdyshje se Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave
Pep Guardiola në konferencën e sotme për shtyp në vigjilje të ndeshjes së kupës kundër Liverpoolit, foli edhe për Lionel Messin, të cilin e konsideroi si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Trajneri katalonas, Pep Guardiola, ishte në drejtim të Barcelonës për katër vjet. Në këtë cikël katërvjeçar ai fitoi gjithçka dhe lideri e futbollisti kryesor që arriti të shpërthejë nën urdhrat e tij ishte pikërisht Lionel Messi.
Ky i fundit të dielën arriti që ta fitojë trofeun e vetëm që i mungonte, respektivisht Kupën e Botës. Për shumicën me triumfin në Kupën e Botës, Messi i ka dhënë fund edhe debatit se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Sido që të jetë, për Guardiolan një gjë e tillë asnjëherë nuk ka qenë në mëdyshje dhe madje është i mendimit se askush nuk mund të ngrejë pikëpyetje se është pikërisht 35-vjeçari ai që mund të konsiderohet futbollisti më i mirë në historinë e këtij sporti.
“Të gjithë kanë një opinion të vetin, por askush nuk mund ta vërë në mëdyshje që Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Për mua është më i miri”, tha ai.

Trajneri i Manchester Cityt deklaroi se përpiqet t’i mirëkuptojë edhe ata që kanë parë nga afër legjenda tjerë të futbollit si Pelè, Di Stefano apo Maradona. Opinionet e tyre ai i quajti si “sentimentale”.
“Dikush mund të thotë Pelë, Di Stefano ose Di Maria. Gjithkush e ka mendimin e vet. Opinionet janë sentimentale”, nënvizoi ai.
Trajneri katalonas insistoi se mendimi i tij nuk do të ndryshonte edhe nëse shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të triumfonte në finalen e Katarit.
“Nga ana tjetër, edhe nëse nuk do ta fitonte Kupën e Botës, mendimi im nuk do të ndryshonte. Pastaj është e natyrshme që njerëzit i vlerësojnë futbollistët për atë që kanë fituar. Kjo ishte qershia e fundit mbi tortë e një karriere të jashtëzakonshme”, tha ai në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së kupës kundër Liverpoolit.
Messi shumë afër rinovimit me PSG
Ylli argjentinas Lionel Messi nuk është duke menduar largimin nga Paris Saint-German dhe do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e klubit për se paku deri në sezonin 2023/23, kështu raporton mediumi i njohur francez "Le Parisien".
Sipas tyre, ka pasur shumë kontakte në vazhdimësi mes drejtuesve të PSG-së dhe agjentit Jorge Mendes. Më saktësisht që tre muaj.

Messi nga ana tjetër është i hapur falë dy elementeve që ia ka ofruar Parisi: Familja e tij është e lumtur dhe PSG e lejon atë të qëndrojë në nivelin më të lartë evropian.
Ndërsa karriera e Cristiano Ronaldos po i afrohet përfundimit, ajo e Messit sapo ka arritur kulmin me titullin botëror. Dhe argjentinasi nuk është i kënaqur.
PSG është klubi që i ofron garancitë maksimale për të shpresuar të ngrejë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve. Së bashku me Mbappe dhe Neymar, Messi formon një ndër sulmet më madhështore në historinë e futbollit.

