Le Parisien: Lionel Messi arrin marrëveshje verbale me PSG-në, edhe për dy vite në “Parkun e Princave” - NACIONALE

Le Parisien: Lionel Messi arrin marrëveshje verbale me PSG-në, edhe për dy vite në “Parkun e Princave”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas Lionel Messi nuk është duke menduar largimin nga Paris Saint-German dhe do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e klubit për se paku deri në sezonin 2023/23, kështu raporton mediumi i njohur francez "Le Parisien".

Sipas tyre, ka pasur shumë kontakte në vazhdimësi mes drejtuesve të PSG-së dhe agjentit Jorge Mendes. Më saktësisht që tre muaj.

Messi nga ana tjetër është i hapur falë dy elementeve që ia ka ofruar Parisi: Familja e tij është e lumtur dhe PSG e lejon atë të qëndrojë në nivelin më të lartë evropian.

Ndërsa karriera e Cristiano Ronaldos po i afrohet përfundimit, ajo e Messit sapo ka arritur kulmin me titullin botëror. Dhe argjentinasi nuk është i kënaqur.

PSG është klubi që i ofron garancitë maksimale për të shpresuar të ngrejë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve. Së bashku me Mbappe dhe Neymar, Messi formon një ndër sulmet më madhështore në historinë e futbollit.

E ardhmja e 35-vjeçarit ka qenë temë e shumë spekulimeve muajt e fundit. Pas një sezoni të parë jo bindës në PSG, i shënuar nga nxitjet e tifozëve pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, shumë e panë atë të ndryshojë me shpejtësi mendjen e tij.

Ka pasur raportime të vazhdueshme për kalimin në Inter Miami, të cilët negociuan vazhdimisht me lojtarin, derisa edhe Barcelona po provonte ta rikthente, mirëpo mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Sidoqoftë, këto mbesin vetëm spekulime pasi lojtari mesa duket ka arritur marrëveshje verbale me klubin francez. Ai fillimisht do ta aktivizojë klauzolën e kontratës momentale dhe do ta shtojë edhe një tjetër vit.

Lajme të ngjashme