Pas katër ndeshjeve në tribuna, Amorim e fton Rashfordin ndaj Newcastle Unitedit - NACIONALE

Pas katër ndeshjeve në tribuna, Amorim e fton Rashfordin ndaj Newcastle Unitedit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ruben Amorim e ka ftuar Marcus Rashfordin në listën e lojtarëve që do të përballen me Newcastle Unitedin.

Rashford nuk ka qenë as në stol në katër ndeshjet e fundit që zhvilluan “Djajtë e Kuq”, me Amorim që konfirmoi vazhdimisht se ishte “zgjidhje taktike”.

Megjithatë, duket se situata është përmirësuar mes dyshes – ku Rashford është parë se bashku me bashkëlojtarët në “Old Trafford”, disa orë para se të nis takimi.

Marcus Rashford është pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit sonte! Amorim e ka ftuar Marcus pas katër ndeshjeve që e la jashtë, as edhe në stol”, shkroi ndërkohë gazetari Fabrizio Romano.

Mbetet të shihet nëse Rashford do të jetë në formacionin titullar, apo në stol në këtë ndeshje.

Përndryshe, Man Unitedi e ka vendosur në shitje anglezin dhe po shpreson të fitojë së paku 40 milionë funte nga kartoni i lojtarit.

Lajme të ngjashme