Partizani s’merr më shumë se një barazim ndaj skuadrës nga Malta
Nënkampioni i Shqipërisë Partizani ka marrë vetëm një barazim në shtëpi ndaj skuadrës modeste nga Malta, Marsaxlokk.
Pavarësisht që ishte favorit i padiskutueshëm, “Të Kuqtë” dështuan të fitonin, duke barazuar me rezultat 1:1.
Ndeshja nisi për mrekulli për Partizanin, me Muratajn që shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë vendasve pas vetëm dy minutave lojë.
Partizani ishte shumë herë më e mirë në minutat në vazhdim, duke krijuar disa raste të njëpasnjëshme që ish futbollisti i Trepçës ’89 Mba dështoi t’i konkretizonte.
Kur askush s’e priste, skuadra nga Malta e barazoi rezultatin. Juri u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer nga rivëndja këndore për ta dërguar topin në rrjetë (15’).
Partizani tentoi medoemos gjatë tërë përballjes për ta gjetur fitoren mirëpo që assesi s’e arriti. Cara kishte një mundësi të mirë shënimi, por portieri mysafir bëri një pritje fantastike.
Kësisoj, Partizani mbetet favorit për të avancuar në rrethin e dytë por duhet që javën tjetër ta fitojë përballjen si mysafir.