Pamje: Të gjithë po tallen me sulmuesin 97 milionë eurosh të Liverpoolit, gjuajtja e tij e goditi flamurin e kornerit
Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, është duke u tallur keq nëpër rrjetet sociale për shkak të një gjuajtje tmerrësisht të dobët, e cila jo që nuk përfundoi në kornizë të portës, por te flamuri i kornerit.
Nunez, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Benfica për 97 milionë euro në verë, është në detyrë me Kombëtaren e Uruguait.
Karriera e tij në Anfield nuk ka nisur siç duhet, apo sa për ta arsyetuar çmimin e lartë që klubi pagoi për të, pasi e ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshje në të gjitha garat.
Dhe dështimet e tij vazhduan edhe me ekipin kombëtar, pasi një gjuajtje e tij në stërvitje përfundoi shumë e shumë metra larg cakut, duke i nxitur tifozët ta tallin nëpër rrjetet sociale.
This is why they compare nunez to Haaland 🔥 pic.twitter.com/Imd17CYp3K
— Luke (@Lukedutchh) September 20, 2022
Një video tallëse, e edituar me himnin e Ligës së Kampionëve, shfaqë Nunezin duke u hedhur në bashkëlojtarin e vet, ndërhyrje e qartë e palejueshme, para se të vazhdojë drejt portës.
Megjithëse aspak nën trysni pasi nuk i mbulua nga asnjë mbrojtës, 23-vjeçari gjuajti tmerrësisht dobët, saqë topi përfundoi larg në korner.
Disa tifozë shfrytëzuan këtë dështim të tij për t’u tallur me tifozët rivalë të Liverpoolit, duke i kritikuar ata po ashtu për faktin se Nunez ishte krahasuar nga ta me Erling Haalandin gjatë parasezonit.

Nunez ka hasur në vështirësi për t’u përshtatur me jetën në Anfield, duke i shënuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshje ndërkohë që ka humbur shumë mundësi të mira shënimi dhe është ndëshkuar një herë me karton të kuq dhe si pasojë u pezullua me tri ndeshje.
Në anën tjetër, Haaland, i cili iu bashkua Manchester City nga Borussia Dortmundi për 55 milionë euro, ka mahnitur duke i shënuar 14 gola në 10 ndeshje në të gjitha garat, 11 vetëm në Premierligë.
Shumë tifozë të Liverpoolit kishin këmbëngulur se Nunezi i tyre do të shkëlqente më shumë se Haalandi, por deri tani ka dalë e kundërta pasi norvegjezi po e mbizotëron tërë ligën jo vetëm uruguaianin.
