Pamje: Mourinho prezent në propozimin e tifozit të Romës për martesë - NACIONALE

Pamje: Mourinho prezent në propozimin e tifozit të Romës për martesë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një çift i ri ishin prezentë në stadiumin ku Roma po kryen përgatitjet për sezonin e ri. Pasi ata bënë foto me Jose Mourinhon, ishte radha e propozimit për martesë. Tifozi i Romës kërkoi qëndrimin e trajnerit portugez aty teksa propozonte, teksa në fund i gjithë stafi duartrokitën për këtë ngjarje.

Së fundmi trajneri i Romës, bëri një tatuazh në krahun e tij me tre trofetë evropian që ka fituar me skuadrat e ndryshme, ndërsa si arritje e re i shtohet edhe kjo, që ishte në rolin e dëshmitarit në një propozim martese të tifozit të Romës.

Krejt kjo ngjarje ndodhi në Portugali, ku Roma po kryen përgatitjet. Trajneri u ndal për foto me çiftin që ishin nga Portugalia në bazë të gjuhës.

Sidoqoftë, me të përfunduar fotografitë, tifozi kërkoi nga portugezi të qëndronte aty për surprizën që kishte përgatitur për partneren e tij, e cila në lot e pranoi propozimin.

Special One siç njihet ndryshe ish-trajneri i Interit, ishte krenar dhe po shijonte momentin që ishte i pranishëm aty, duke duartrokitur me gjithë stafin e tij. Kjo do të jetë një ngjarje për t’iu treguar fëmijëve apo nipërve të tij.

Parapërgatitjet e Romës për sezonin e ri

Roma po vijon të përgatitet për sezonin e ri në Portugali, atje ku ka zhvilluar tri miqësore deri më tani.

Ndeshjen e parë e zhvilloi me skuadrën angleze, Sunderland, të cilën e mposhti me rezultat 2:0, me golat e Felix Afena-Gyan dhe Nicolo Zaniolos.

Pas tre ditësh u takua me skuadrën vendase, Portimonense, të cilën e mposhti me rezultat të njëjtë siç o mposhti anglezët, pra me rezultat 2:0. Edhe kësaj radhe shënoi Nicolo Zaniolo, ndërsa shënoi edhe 20-vjeçari italian, Filippo Tripi.

Humbjen e parë në këtë fazë përgatitore, skuadrës së Mourinhos ia shkaktuan portugezët e Sportingut, të cilët e mposhtën me rezultat 3:2. Për verdhekuqtë shënuan Lorenzo Pellegrini dhe një autogol i Goncalo Inacios, ndërsa për Sportingun shënuan: Pedro Goncalves nga penalltia, Inacio dhe Tabata.

Roma – skuadra që pretendon kthimin në Ligën e Kampionëve

Verdhekuqtë munguan disa vite në garën më të madhe për klubet evropiane, në Ligën e Kampionëve, e tash synojnë që të kthehen aty ku edhe e kanë vendin.

Roma është një nga skuadrat tradicionale të top katërshes së Serie A gjatë kohëve të arta të këtij kampionati, duke qenë shpeshherë rival i fortë për kundërshtarët në krye të tabelës.

Në këtë sezon ata kanë qenë mjaft aktiv në afatin kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e katër futbollistëve deri më tani.

Nemanja Matic e Mile Svilar janë serbët që iu bashkuan Mourinhos në skuadër, me të parin i cili ka mjaftë përvojë në garat evropiane. Ndërsa edhe turku, Mehmet Zeki Çelik iu bashkua nga Lille.

Transferimi që bëri bujën më të madhe ishte fantazisti, Paulo Dybala, të cilin ia rrëmbeu Interit, e cila po kërkonte kohë nga lojtari për t’i bërë vend. Por Mourinho kreu punën e tij duke e bindur argjentinasin që t’i bashkohet skuadrës së tij.

Roma për shumë njohës të futbollit do të jetë një konkurrent i fort për katër pozitat e para, duke pasur në radhët e saja një trajner fitues si Mourinho por edhe një skuadër tanimë të kompletuar në të gjitha repartet.

Lajme të ngjashme