Shefi i Interit shpjegon se si Juventusi dhe Roma ia morën Bremerin dhe Dybalan nga dora - NACIONALE

Shefi i Interit shpjegon se si Juventusi dhe Roma ia morën Bremerin dhe Dybalan nga dora

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Beppe Marotta në një intervistë për televizionin DAZN, ka folur se si Gleison Bremer e Paulo Dybala i ikën nga dora, ndërsa ka folur edhe për largimin e mundshëm të Milan Skriniarit

Marotta si rrallëherë ishte shumë i hapur për të diskutuar për afatin kalimtar veror, mënyrën se si i ikën lojtarët nga duart, pastaj duke treguar se Skriniar nuk është në shitje domosdoshmërisht.

Çështja e parë që u ndal për të folur është ndoshta ajo çka preokupon më së shumti tifozët e Interit.

Cila është mundësia që Skriniar të qëndrojë te zikaltrit dhe a janë të hapura ende bisedimet me Paris Saint-Germian?

“Skriniar është një lojtarë i jashtëzakonshëm, dhe nuk është e domosdoshme që të jetë në shitje, sigurisht që jo. Ne kemi pasur kontakte me PSG-në, javët e kaluara por gjithçka shpejt do të dal në pah. Ishin vetëm pjesë normale e dinamikave të afatit kalimtar veror.”

“Tifozët duhet të jenë të qetë, skuadra është ende garuese. Kemi parë pasionin e madh në skuadër, e vetmja rrugë për të marrë besimin e atyre që kanë një biletë të sezonit në tribuna. E di që tifozët tanë nuk protestojnë, por për ta sqaruar duhet të them se iu kemi treguar se jemi duke punuar për një skuadër të fortë dhe garuese, por sigurisht në anën tjetër duhet të përkujdesemi për financat.”

Pse dështoi Interi në marrëveshjen me Dybalan, që u rrëmbye nga Roma, e gjithashtu me Bremerin që u ble në çastet e fundit nga Juventusi?

“Shumë është thënë për Dybalan, unë mund të them vetëm se ai është një lojtar shumë profesionist, por ne jemi shumë në numër në sulm, nuk kishte hapësirë edhe për një lojtarë dhe jo për arsyen se ai nuk është mjaftueshëm i mirë për ne. Nuk patëm nevojë për të në këtë moment.”

“Interi ka në grup shumë sulmues kualitativ dhe dëshiruam t’i mbajmë të gjithë, kjo është thjesht përgjigja. Mendoj se Roma është skuadra e duhur për të, sepse atje mund ta ndjejë vetën si lider dhe ta tregojë vetën te tifozët. I uroj më të mirat në vazhdim.”

“Situata e Bremer është pak më e dhimbshme. Piero Ausilio punoi për muaj të tërë për të, ai është një lojtar i madh. Na ndaloi vetëm bilanci financiar për këtë marrëveshje. Normalisht kur dikush ka para më shumë për të dhënë është normale të fitojë në atë garë, dhe lojtarët që janë profesionist nuk zgjedhin me ndjenja.”

“E humbëm një mundësi, por drejtuesit duhet të ndjekin një rrugë që mund të ketë edhe përgjigje negative, kjo është pjesë e lojës.”

Lajme të ngjashme