Xhaka e pranon: Isha shumë afër kalimit te Roma sezonin e kaluar - NACIONALE

Xhaka e pranon: Isha shumë afër kalimit te Roma sezonin e kaluar

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Granit Xhaka e ka konfirmuar se vitin e kaluar ishte shumë afër të largohej nga Arsenali në drejtim të Romës, me Jose Mourinhon që e kërkonte me ngulm në skuadër.

Në një intervistë për ESPN, nuk kishte si të mos pyetej Graniti për këtë rast, pasi që ishte bërë bujë madhe mundësia e largimit të tij nga Arsenali.

Edhe pse ka një lidhje të veçantë me skuadrën londineze, kësaj lidhje iu ishin dridhur temelet.

“Kishte diçka në atë drejtim. Ishte shumë afër transferimi im atje. Nuk ndodhi për shkak se Mikel Arteta dhe Edu [Drejtori Teknik], nuk deshën që unë të largohesha , ata më donin mua këtu. Sigurisht, reagimi im i parë ishte të qëndroja në klub, por dikush nga skuadra më hapi derën. Të jem i sinqertë, nuk dua të përmend emra, por dyert ishin të hapura nga ai person që të largohesha. Por në fund, trajneri me drejtorin vendosën të më mbanin këtu.”

Pas kësaj, Graniti nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2024, dhe për këtë ai ishte shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur këtu. Familja ime gjithashtu është e lumtur. Kam kontratë edhe për dy vitet e ardhshme këtu, është e vërtetë. Do të jem 30-vjeçar në shtatorë, por nuk besojë në moshë. Ti mund të jesh 18,90 apo 35 vjeç, por nëse ke kualitete mund të luash. Kemi shumë shembuj të mirë për këtë. David Luiz mund të jetë një nga shembujt më të mirë, ku pati një karrierë shumë të mirë në vitet 33,34,35, dhe ai vazhdon ende të luaj.”

“Mosha është vetëm numër për mua. Deri sa të jem mirë fizikisht, për aq sa mund ta ndihmojë skuadrën time, do të bëjë gjithçka që është e mundshme. Kur të vjen momenti që nuk mund ta bëjë këtë, do të jem i pari që i them klubit se nuk jam i gatshëm më.”

Xhaka është frymëzuar nga zhvillimi i Arsenalit nën drejtimin e Artetas, me një progres që ka ndodhur që nga shkarkimi i Unai Emerys, pasardhësit të Arsene Wenger.

“Kishte përplasje në dhomat e zhveshjes, por me të hyrë Arteta filluan të ndreqeshin gjërat. Ai e ndryshoi shumë skuadrën që të jem i sinqertë. Problemet vinin nga jashtë, si gjithkund tjetër kishte edhe këtu probleme, por Arteta ishte shumë i vendosur që të ndryshonte gjërat, dhe ia arriti.”

Lajme të ngjashme