Pamje: Lojtarët e Milanit detyrohen të dëgjojnë tifozët ultras teksa ata iu bërtasin në fytyrë
Milani pësoi humbje të turpshme nga vendi i 18-të në Serie A, Spezia, me rezultat 2:0, teksa me të përfunduar takimi, lojtarët dhe trajneri u detyruan të dëgjonin tifozët ultras të tyre, teksa ata bërtisnin në fytyrat e tyre.
Dy gola në pjesën e dytë nga Spezia siguruan tre pikë për vendasit, duke i lënë të zemëruar tifozët kuqezi me skuadrën. Lojtarët e Milanit u detyruan të qëndronin përpara tribunës dhe të dëgjonin së bashku teksa u përballen me të bërtitura nga tifozët në një moment të çuditshëm.
The Milan ultras were not happy with the players 😳 pic.twitter.com/5xJkeedknm
— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 13, 2023
Humbja vjen vetëm disa ditë pasi Milani u mund 2:0 nga Interi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Tani të ulur në vendin e pestë në tabelë, Milani rrezikon të humbasë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, kur kanë mbetur vetëm tre ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund.
Skuadra e Stefano Piolit do të përpiqet të bëjë një rikthim të jashtëzakonshëm kur të takohet me Interin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me dy gola përparësi për zikaltrit në ndeshjen e parë që në letër ishin mysafirë e tani do të jenë vendas.

