Pamje: Lojtarët e Argjentinës detyrohen të largohen me helikopter nga parada me autobus, shkaku i sigurisë - NACIONALE

Pamje: Lojtarët e Argjentinës detyrohen të largohen me helikopter nga parada me autobus, shkaku i sigurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni Lionel Messi bashkë me lojtarët e tjerë të kombëtares së Argjentinës u larguan nga autobusi i hapur me helikopter shkaku i sigurisë në mes të festimeve të egra në kryeqytetin Buenos Aires.

Pasi Argjentina u shpall kampion bote, shteti shpalli ditën e martë ditë pushimi për ta festuar këtë sukses të jashtëzakonshëm. Vetëm disa orë pasi nisi festa, raportohet se plot 4 milionë njerëz dolën në kryeqytet.

Sidoqoftë, shkaku i këtij numri të madh yjet e Argjentinës se bashku me Lionel Messin u detyruan të marrin një helikopter dhe të largohen nga autobusi i hapur që po lëvizte në tërë kryeqytetin.

E tëra ndodhi për arsye të sigurisë, pasi ndodhi që disa persona të kërcejnë edhe nga ura që të ngjiteshin mbi autobusin ku po qëndronin argjentinasit.

Nga kjo festë e çmendur i gjithë qyteti ishte mbushur nga tifozët, të cilët kishin bllokuar secilën rrugë të mundshme.

Lajme të ngjashme