Pamje: Leart Paqarada vazhdon me formën fantastike, shënon gol për St.Paulin
Mbrojtësi Leart Paqarada është duke vazhduar me formën e shkëlqyer në Bundesliga 2, ku sapo ka shënuar gol për St.Paulin në ndeshjen ndaj Kiel.
Kosovari ndërtoi një aksion fantastik me bashkëlojtarin Saad, duke shënuar në fund nga afërsia për golin e katërt të mysafirëve.
Ky është goli i dytë këtë edicion në Bundesliga 2 për Paqaradën, i cili ka të regjistruar edhe plot 10 asistime.
Kujtojmë, kosovari ka bërë hapin e madh në karrierë duke nënshkruar me Kolnin të cilëve do t’iu bashkohet në verë si agjent i lirë.
Përndryshe, St.Paul vazhdon të luftojë për ta siguruar se paku barazhin me ëndrrën për t’u promovuar në Bundesliga, mirëpo duhet të shpresojnë që Hamburgu të lëshojë pikë.