Pamje: Intervista e Zahas bëhet virale në rrjetet sociale pas barazimit me Brentford në minutat e fundit - NACIONALE

Pamje: Intervista e Zahas bëhet virale në rrjetet sociale pas barazimit me Brentford në minutat e fundit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Anësori i Crystal Palace, Wilfried Zaha, u pa shumë i zemëruar dje pas ndeshjes në një intervistë, ku shfaqi pakënaqësinë që skuadra e tij humbi pikët e plota në minutat e fundit duke barazuar me Brentfordin.

Palace deri në minutën e 88-të ishte duke avancuar me golin e Zahas, 1:0, por për t’iu prishur punë atij dhe skuadrës së tij, u përkujdes mesfushori i Brentfordit, Yoane Wissa i cili shënoi për golin e barazimit 1:1 dhe rezultatit përfundimtar.

Zaha Crystal Palace 2022

“Vetëm një gabim i përqendrimit shkatërroi të gjithë punën e vështirë," tha Zaha për BT Sport, dukshëm i mërzitur.

"Fjalë për fjalë ne thjesht duhej vetëm ta mbanim atë rezultat që kishim. Sapo shkuam në avantazh, ne filluam të mbrohemi, nuk e kuptoj pse e bëjmë gjithmonë këtë. Nëse thjesht do të vazhdonim presionin, ndihem sikur mund të kishim arritur të marrim më shumë kohë dhe ta ruajmë rezultatin deri në fund të ndeshjes, por ne thjesht vramë veten në fund”.

Me barazimin, Palace tani ka pesë pikë nga po aq ndeshje. Kujtojmë se edhe ndeshjen e kaluar në fundjavë në udhëtim te Manchester City, kishin epërsinë por aty me dola pas 45 minutave të parë, dhe çfarë ndodh në fund, është se qytetarët rikthehen në lojë dhe shënojnë plot katër gola, për rezultatin 4:2 me hattrickun e Erling Haaland. Në dy ndeshje rresht duke humbur epërsinë në rezultat, kjo nuk është aspak e mirë, gjë që e ka shqetësuar anësorin.

Megjithatë, zemërimi i Zahas vjen në një kohë kur jemi afër që të mbyllet afati kalimtar veror dhe ai mund të shtyjë drejt një largimi nga Selhurst Park.

Zaha Palace Brentford

29-vjeçari është në Crystal Palace që nga vitet e fëmijërisë, kur depërtoi nga gjenerata U-18 në skuadrën e parë. Ai provoi një kalim te Manchester United, por dështoi dhe u kthye sërish në skuadrën ku mori hapat e parë në futbollin profesionist.

Për vite të tëra ai ka qëndruar në formë të mirë, dhe ka bërë që shumë skuadra të mëdha të jenë të interesuara për të, ndër to edhe Arsenali e Chelsea, ku nuk përjashtohet mundësia e një transferimi në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim deri në fund të afatit, ai do të jetë kyç për skuadrën e tij dhe ndeshja e radhës për ta është në vizitë te Newcastle Unitedi këtë fundjavë.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë deri më tani në katër ndeshje të zhvilluara ka shënuar katër gola, duke pasur një mesatare shënimi, gol për çdo 88 minuta.

Lajme të ngjashme