Wilfried Zaha e zbuloi çka të gjen kur 'kruhesh' me William Saliban
William Saliba më në fund realizoi debutimin kompetitiv për Arsenalin kundër Crystal Palace, të premten mbrëma.
Madje edhe kur po e shkrova këtë fjali më dukej e çuditshme, kur marrim parasysh se francezi i ri ishte transferuar jo më pak se tre vite më parë, për ta gjetur veten të ngujuar në sistemin e huazimeve.
Sidoqoftë, pasi kaloi tre sezonet e fundit në Saint-Etienne, Nice dhe Marseille respektivisht, më në fund erdhi koha që Mikel Arteta të investonte besimin në një prej mbrojtësve të qendrës më premtues të Evropës.
Dhe Saliba e tregoi në më shumë se në një rast në 'Selhurst Park' pse ai ishte emëruar lojtari i ri i vitit në Ligue 1 fushatën e kaluar, duke ndërtuar mbi paraqitjet premtuese në parasezon me një performancë sensacionale.
21-vjeçari po lavdërohej shumë nga fansat e 'Topçinjëve' në rrjetet sociale, derisa u aktivizua në qendër të mbrojtjes me katër lojtarë. Oleksandr Zinchenko, Ben White dhe Gabriel Megalhaes ishin të tjerët.
Arsenali dukej i shkëlqyeshëm në shkëmbimet hapëse kundër 'Eagles', me Gabriel Martinelli që humbi një shans të mirë herët në ndeshje, përpara se të kompensonte gabimin e tij duke shënuar me një goditje me kokë nga distanca e afërt.
Nga atje e tutje, kishte disa dobësi të tjera të mbrojtjes të pranishme në formacionin e Arsenalit me Aaron Ramsdale që bëri disa pritje kyçe, por Saliba mbeti impresiv gjatë gjithë kohës.
Saliba i tregon Zahas se kush është shefi
Madje, kishte kohë që ai të krijonte një moment të mrekullueshëm.
Ai erdhi në formën e një ndërhyrjeje të bukur me rrëshqitje ndaj Wilfried Zaha, e cila është një lëvizje e frikshme, duke pasur parasysh lëvizjen elektrike të këmbëve të yllit të Palace, por edhe më shumë kur bëhet fjalë në zonën e penalltisë.
Megjithatë, Saliba ia doli të realizojë me sukses, në një episodë që e shohim gjithnjë e më e rrallë në futboll këto ditë: të rrëshqitet në tokë me një ndërhyrje kërcënuese, në kuadrat që nuk rezulton në një penallti.
Magnifique l'intervention de Saliba sue Zaha pic.twitter.com/2398HiCuVU
— Małik (@MLK_2112) August 5, 2022
Morali i historisë është se ato janë të mallkuara, shumë të vështira për t'u arritur, kështu që ishte me të vërtetë një moment masterklasë në mbrojtje dhe një që mund ta shikoni vetë më poshtë: