Pamje: Enrique zgjedh Muriqin në mesin e lojtarëve të preferuar për lojën “fantasy”
Luis Enrique po vazhdon me stilin e tij unik të shfaqet para ndjekësve të futbollit. Ai kësaj radhe ka treguar për formacionin e tij në lojën “fantasy”, ku figuroi edhe emri i Vedat Muriqit.
Komunikimi mes përzgjedhësit spanjoll, Luis Enrique, dhe tifozëve të Spanjës është intensiv gjatë këtyre ditëve. Këtë formë e ka zgjedhur vetë Enrique, duke hapur një llogari në “Twitch”, me ç’rast po u përgjigjet pyetjeve të shumë tifozëve.
Kësaj radhe atij iu kërkua që të tregojë se cili është formacioni i tij në lojën “Fantasy”. Përzgjedhësi spanjoll duke kthyer telefonin para kamerave, vetëm e bëri të ditur formacionin.
Në mesin e shumë lojtarëve të përzgjedhur nga Enrique ishte edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
¿El delantero pichichi de Luis Enrique en el fantasy?
— DAZN España (@DAZN_ES) November 25, 2022
¡ES IAGO ASPASSSSS! 👀 pic.twitter.com/KWr1J24FeQ
Pjesa tjetër e lojtarëve ishte e përbërë nga Lekue (Athletic), Cömert (Valencia), Calero (Espanyol), Brais Méndes (Real Sociedad), Lewandowski (Barcellona), Rodrygo (Real Madrid), Muriqi (Maiorca) dhe Iago Aspas ( CeltaVigo).
Me t’u shfaqur video në rrjetet sociale, i menjëhershëm ishte reagimi i faqes zyrtare të Mallorcas, duke thënë se aty është edhe futbollisti i tyre më i spikatur, Muriqi.
Está @MuriqiVedat. Bien 👏🏻👺😆 https://t.co/mhAh3dudNk
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) November 25, 2022
Vetë përfaqësuesi dardan shpërndau në “Twitter” këtë video ku shihej se ishte përzgjedhur në mesin e lojtarëve të preferuar të Enriques për lojën “fantasy”.
Kujtojmë se Vedat Muriqi ka shënuar 8 gola në 12 paraqitje gjatë këtij fillimi të sezonit në La Liga.