Eksperti i futbollit spanjoll: Vlerësojeni Muriqin sepse ai çdo ndeshje e luan sikur të ishte e fundit - NACIONALE

Eksperti i futbollit spanjoll: Vlerësojeni Muriqin sepse ai çdo ndeshje e luan sikur të ishte e fundit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ka thënë se Vedat Muriqi meriton vlerësim të lartë për mënyrën se si luan futboll, duke thënë se kosovari e luan çdo ndeshje sikur ajo të ishte e fundit për të në karrierë.

Asnjë lojtar në La Liga, madje as lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 Karim Benzema i Real Madridit, nuk është duke pasur ndikimin më të madh në ekipin e vet në La Liga këtë sezon se Vedat Muriqi i Mallorcas.

Qëkur iu bashkua Mallorcas dhe e ringjalli veten pas një periudhe dështimi e dëshpërimi në Lazio, Muriqi ka qenë plotësisht i mahnitshëm dhe ka lënë shumë njerëz gojëhapur në Spanjë.

Ai i ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje në La Liga, përfshirë në pesë ndeshjet e fundit dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë, pas Robert Lewandowskit të Barcelonës.

Kjo nënkupton se 28-vjeçari është përfshirë në mbi 67 për qind të golave të skuadrës së vet, gola dhe asiste, që është ndikim më i madh se i çdo futbollisti tjetër brenda ekipit të vet deri tani këtë sezon në La Liga.

Gjërat kanë mundur të ishin shumë më ndryshe, megjithatë, sikur Muriqi ta braktiste plotësisht futbollin siç kishte menduar ta bënte pas dëshpërimit që e përjetoi në Lazio.

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, kujton deklaratën e para disa muajve të Muriqit ku ai zbuloi se kishte menduar se nuk ishte futbollist dhe se duhej të hiqte dorë nga sporti, por ishte bindur nga bashkëshortja të vazhdonte.

Ai luan sikur kjo të ishte ndeshja e tij e fundit në karrierë, dhe këtë duhet ta vlerësoni sepse në një çast ai vërtet mendoi ta braktiste futbollin plotësisht”, tha Balague për La Liga TV.

Këtë e kishte gjithmonë në mendje”, shtoi ai.

Mund të mos ju pëlqej, por ai nuk është lojtar i tipit që ka shumë tifozë sepse ai nuk duket i hijshëm estetikisht, por teknikisht ai është lojtar shumë i mirë. Ai e ka një të majtë shumë të mirë.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Andrea Orlandi, tha se statistikat që përfaqësuesi i Kosovës i ka arritur me Mallorcan për 11 ndeshje mund të cilësohen si shumë të mira për një sezon të tërë, e lërë më për kaq pak ndeshje.

Është fantastike. Statistika shumë të mira”, tha Orlandi për La Liga TV.

Këto statistika nuk do të ishin të këqija për një sezon të plotë, tetë gola për një sezon të tërë për Mallorcan”, shtoi ai.

Ai beson se Muriqi do ta arrin numrin dyshifror të golave deri në përfundim të këtij sezoni.

Jam i sigurt se ai do të arrijë numra dyshifror, çdo gjë që e bën ai e bën në mënyrën e duhur”.

Lajme të ngjashme