Pamje: Dy gola të shpejtë të Manchester Cityt ndaj Forest, Haaland dhe Foden akterët kryesorë - NACIONALE

Pamje: Dy gola të shpejtë të Manchester Cityt ndaj Forest, Haaland dhe Foden akterët kryesorë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

15 minuta lojë dhe Manchester City ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë ndaj Forest, në ndeshjen që po zhvillohen në kuadër të javës së gjashtë të Premierligës.

Ishte një pasim i gjatë i Rodrit që gjeti saktësisht në zonë mbrojtësin anglez, Kyle Walker, ky i fundit asistoi me qetësi te Phil Foden, që shënoi gol vërtetë të bukur për 1:0, në minutën e shtatë.

Tetë minuta më vonë, Matheus Nunes harkoi mirë në zonë dhe kush tjetër veçse Erling Haaland, që gjeti golin për 2:0, me një goditje të bukur dhe të fortë me kokë.

Kujtojmë se ‘Qytetarët’ janë skuadra e vetme në elitën angleze që në pesë ndeshjet paraprake, të gjitha i ka fituar, teksa është rrugës për fitoren e gjashtë radhazi.

Lajme të ngjashme