Oferta e parë e Arsenalit për Rayan as afër kërkesave të Brentfordit
Raportohet se Arsenali ka bërë ofertë afër 25 milionë euro, duke përfshirë edhe shtesat për portierin spanjoll David Raya te klubi i tij Brentford, por kjo shumë nuk është as afër asaj se çfarë kërkon kjo skuadër në këmbim të portierit të talentuar.
Sipas Fabrizio Romano, Topçinjtë kanë dorëzuar një ofertë fillestare për spanjollin, e cila është dukshëm më e ulët se vlerësimi i Brentford prej 45 milionë eurove. Prandaj pritet që oferta të refuzohet nga kjo skuadër. Megjithatë, kuptohet gjithashtu se përfaqësuesi i lojtarit ka informuar klubin se ai dëshiron t'i bashkohet skuadrës së Londrës së Veriut, gjë që mund të ndihmojë në bisedimet për kontratën.
EXCL: Arsenal have submitted opening bid for David Raya to Brentford tonight. The proposal is worth £20m fixed fee plus £3m add-ons 🚨🔴⚪️ #AFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 3, 2023
Raya told Brentford that he wants the move as personal terms are already agreed. pic.twitter.com/PyEfro0tIu

Për më tepër, Daily Mail raporton se Arsenali është shfaqur si favorit për të transferuar Raya pasi Brentford refuzoi një ofertë huazimi nga Bayern Munich që përfshinte një opsion për të nënshkruar me portierin përgjithmonë.

Mikel Arteta mbetet i pasigurt për Matt Turner, i cili aktualisht është numri 2 në Emirates. Prandaj, Topçinjtë po kërkojnë të blejnë Raya si një opsion rezervë për Aaron Ramsdale, duke synuar të ofrojnë konkurrencë për ndërkombëtarin anglez në garat e kupave. Është e ditur se Arsenali kishte Rayan në listën e tyre të ngushtë edhe para se të nënshkruante Ramsdale, pasi trajneri i tyre spanjoll admiron aftësinë e tij me topin dhe shpërndarjen e tij mbresëlënëse.