Nuk ndalet Chelseat, në pak çaste pritet nënshkrimi me yllin e Crystal Palaces
Chelsea besohet se ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej mbi 40 milionë euro të yllit të Crystal Palace, Michael Olise.
Klubi i Londrës perëndimore tani pret të përfundojë nënshkrimin e anësorit francez në kohën e duhur.
🚨 Chelsea believed to have activated release clause in Michael Olise contract & expect to complete signing in due course. If deal finalised it would guarantee Crystal Palace £35m. 21yo recovering from injury @TheAthleticFC after @FabriceHawkins #CFC #CPFC https://t.co/ImsKrsvLvZ
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 15, 2023
21-vjeçari francez do t'i bashkohet një numri nënshkrimesh të reja në Chelsea nëse marrëveshja finalizohet.
Olise aktualisht është jashtë fushës pasi këputi fijet muskulore të hamstringut në Kampionatin Evropian U-21, gjë që mund ta pengojë atë të luajë deri në fund të shtatorit.
Olise nënshkroi për Palacen në një marrëveshje pesëvjeçare nga Reading në vitin 2021.
Që atëherë ai ka vazhduar të paraqitet si një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Roy Hodgson dhe ka shijuar një vit të jashtëzakonshëm për Palace në sezonin 2022-23, duke fituar çmimet lojtari i sezonit dhe goli i sezonit të klubit.

Ai u bë lojtari i parë i Palaces që bëri 10 ose më shumë asistime në një sezon në Premierligë, lojtari më i ri ndonjëherë që arrin tre asistime nga loja e hapur në një ndeshje të ligës angleze dhe 11 asistimet e tij e renditën atë të katërtin në elitën e futbollit anglez.
Chelsea ka shpenzuar shumë në afatin kalimtar të verës, pasi theu rekordin britanik me Moises Caicedo prej 130 milionë euro të hënën, duke e çuar shpenzimet e tyre në më shumë se 300 milionë euro së fundmi.

