Chelsea nuk ndalet vetëm te Caicedo, tani afër marrëveshjes me yllin francez të Crystal Palaces - NACIONALE

Chelsea nuk ndalet vetëm te Caicedo, tani afër marrëveshjes me yllin francez të Crystal Palaces

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është afër të arrijë marrëveshje personale me anësorin e Crystal Palaces, Michael Olise, vetëm pak orë qëkur u konfirmuar se një marrëveshje rekorde me Brighton për Moises Caicedon është arritur.

Chelsea shpreson të sigurojë një marrëveshje prej 50 milionë euro për sulmuesin e Crystal Palace dhe tani pothuajse i ka gjërat të rregulluara nga ana e lojtarit, sipas Evening Standard. Manchester City gjithashtu ka qenë i lidhur me francezin këtë verë.

Michael-OLISE

Nënshkrimi me Olise nga Palace mund t'i çojë shpenzimet verore të Chelseat mbi 450 milionë euro. Skuadra e Mauricio Pochettinos sapo ka rrëmbyer mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo nga dora e Liverpoolit, pasi ranë dakord për një marrëveshje prej 130 milionë euro.

Të kaltrit janë gjithashtu të prirë për nënshkrimin e të riut të Southampton, Romeo Lavia, megjithëse të hënën Liverpool pati një ofertë prej 70 milionë të pranuar nga klubi i Championship.

Crystal Palace's Michael Olise to miss start of next season? - Sports Mole

Palace heziton të shesë Olise, megjithëse trajneri Roy Hodgson e ka pranuar më parë se klubi përballet me një luftë për të mbajtur 21-vjeçarin. Nëse Chelsea do të arrijë të marrë lojtarin e tyre, mbetet për t'u parë në orët në vazhdim.

Lajme të ngjashme