Nuk do të ndikojë largimi i CR7, Man United nuk do nënshkruajë me sulmues në janar - NACIONALE

Nuk do të ndikojë largimi i CR7, Man United nuk do nënshkruajë me sulmues në janar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United nuk do të provojë për të nënshkruar me një zëvendësues të Cristiano Ronaldos, në rast që portugezi siguron një lëvizje në afatin e janarit.

E ardhmja e portugezit në "Old Trafford" nuk është aspak e qartë, pasi trajneri Erik ten Hag e përjashtoi nga skuadra në barazimin 1:1 ndaj Chelseas, pasi lojtari u largua në mesjavë dhe refuzoi të inkuadrohet në fitoren ndaj Tottenham Hotspurit.

Bisedime mes trajnerit dhe lojtarit janë mbajtur të hënën, me Ten Hag që dëshironte ta dinte nëse Ronaldo do ta pranonte rolin e reduktuar në skuadër.

Por, në rast që vjen ndonjë ofertë në afatin dimëror - Man United do të provojë ta shesë, por që nuk do të shohin menjëherë për një zëvendësues, kështu raporton "The Athletic".

Kjo shkaku që Marcus Rashford dhe Anthony Martial kanë treguar se janë qendërsulmuesit e mjaftueshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Përpos kësaj, Man United nuk pritet të investojë shumë në afatin dimëror vetëm nëse largohet Ronaldo dhe lëndohet ndonjë nga futbollistët kyç.

Sulmuesi francez Anthony Martial ka pësuar lëndime të shpeshta nën urdhrat e Ten Hag, që ka ndikuar të zhvillojë vetëm katër paraqitje këtë edicion.

Sidoqoftë, 26-vjeçari realizoi tre gola dhe kontribuoi me dy asistime brenda këtyre katër paraqitjeve.

Ndërkohë, Rashford ka prirë në sulmin e "Djajve të Kuq" duke zërë pozitën e CR7. Ai shënoi pesë herë dhe asistoi tre të tjerë në 13 paraqitje.

Mirëpo, këta nuk janë të vetmit pasi kanë edhe sulmues të tjerë si Antony ose Jadon Sancho.

Man United zhvilloi një paraqitje të mirë në "Stamford Bridge" që dëshmuan se mund t'ia dalin pa Ronaldon, i cili ka kaluar shumicën e sezonit në stol.

Bisedimet e CR7 me Ten Hag do të jenë kyç për të mësuar nëse do të vazhdojë të luajë, ose synon largimin në janar.

Vazhdon të raportohet se Ronaldo është i hapur për largimin dhe do ta pranonte edhe zbritjen e pagës që t'i bashkohej ndonjë klubi të madh.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Ronaldo do të përfshihet për ndeshjen e të enjtes ndaj Sheriff Tiraspol në Ligën e Evropës.

Lajme të ngjashme