Cristiano Ronaldo synon rikthimin në Serie A gjatë janarit, Napoli vlerëson prapë mundësitë
Napoli është shumë i interesuar për sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, i cili është i gatshëm edhe të pranojë zbritjen e pagës që ta realizojë marrëveshjen.
Portugezi është i hapur për largimin nga "Djajtë e Kuq", sidomos pasi trajneri Erik ten Hag e përjashtoi pas veprimeve të tij në humbjen ndaj Tottenhamit.
Ronaldo është duke konsideruar sërish ndryshimin e skuadrës dhe tani rikthimi në Serie A, po vlerësohet si opsion mjaftë serioz, raporton mediumi britanik "The Sun".
Raporti shton se klubet e Premierligës si Chelsea, Arsenal dhe Newcastle United kishin interesim për ta transferuar, por Man United nuk preferon ta lejojë t'i bashkohet ndonjë rivali.
Një burim për The Sun tha: "Chelsea ishte e interesuar për Ronaldon gjatë verës, por më nuk është në radarin e tyre. Arsenal dhe Newcastle e dinë kualitetin që do të sjelltë dhe do t'iu ndihmonte të arrijnë ambiciet e tyre".
"Të dy klubet shqetësohen për efektin që do të kishte arritja e tij në klub. Destinacioni më i mundshëm për momentin është në Itali. Napoli ka pasur interesim për Ronaldon gjatë verës dhe vazhdon ta mbajë".
"Prurja e tij në skuadër do të ishte hap që synon të qëndrojnë në kreun e Serie A dhe të avancojnë më lartë në Ligën e Kampionëve. Por, tani varet nëse klubi mund t'i paguajë pagat e larta".
Një ndër gjërat që duhet të plotësohet është që Ronaldo të zbret pagën, gjë të cilën mund ta bëjë.
Ronaldo fiton 360 mijë euro në javë, derisa fituesi më i lartë te Napoli është Piotr Zielenski me 90 mijë euro në javë.
Sidoqoftë, nga ana e portugezit ai është pro kësaj ideje vetëm që të rikthehet në kampionatin italian, ligë të cilën ka impresionuar gjatë kohës sa ishte te Juventus.
