Chelsea ende nuk e ka harruar Cristiano Ronaldon, Todd Boehly konsideron nënshkrimin e portugezit në janar
Presidenti i Chelseas, Todd Bohely ndoshta është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo gjatë afatit kalimtar të janarit.
Boehly ka një lidhje të ngushtë me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe ishte i interesuar për të nënshkruar me 37-vjecarin nga Man United në verë, por të kundërtën e tha trajneri i atëhershëm Thomas Tuchel.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh shkarkimin e teknikut gjerman, amerikani është duke konsideruar transferimin e Ronaldos në janar me "Djajtë e Kuq" që synojnë ta largojnë.
Ende nuk dihet nëse trajneri Graham Potter është i hapur për një lëvizje të tillë.
Trajneri i Man United, Erik ten Hag e largoi Ronaldon nga ekipi i parë pasi ky i fundit u largua nga "Old Trafford" pa përfunduar sfida ndaj Tottenham, si dhe refuzoi të inkuadrohet në fushë.
Ronaldo ishte i interesuar që të largohet nga Man United në verën e vitit të kaluar, por nuk ishte ndonjë interesim serioz për ish yllin e Real Madridit.
Tani mbetet të shihet nëse “Blutë” e Londrës do të jenë zgjedhja e ardhshme për shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Nga ana e Ronaldos thuhet se vazhdon të jetë i hapur për largimin pasi që synon të luajë sërish në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër arsye është edhe minutazha e ulët nën urdhrat e Ten Hag.
Ronaldo këtë edicion ka nisur vetëm dy herë si titullar në Premierligë, në sfidat ndaj Brentford dhe Newcastle United.
Ai ka luajtur rregullisht në Ligën e Evropës, që është hera e parë në karrierën e tij që luan në kompeticion të tillë.
Ronaldo pritet që të jetë në listën e të ftuarve të Ten Hag për ndeshjen e radhës që Man United e zhvillon si nikoqir i West Hamit.