Real Madrid në “sulm” për Heung-min Son, Ancelotti e admiron lojtarin - NACIONALE

Real Madrid në “sulm” për Heung-min Son, Ancelotti e admiron lojtarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Heung-min Son është duke u përgatitur për hapin e radhës në karrierë, pasi fitoi statusin e yllit të botës që sa vite te Tottenham.

Koreani përfundoi në pozitën e 11-të për Topin e Artë në tetor dhe edicionin e kaluar ishte një ndër golashënuesit më të mirë me 23 gola në Premierligë.

Falë kësaj forme të shkëlqyeshme klubet e mëdha kanë nisur të interesohen për të, pavarësisht që ka kontratë deri në vitin 2025, me Real Madridin që është një prej tyre, kështu raporton mediumi gjerman "Sport1".

Sipas këtij raporti, trajneri i "Los Blancos", Carlo Ancelotti e ka vëzhguar nga afër progresin që ka bërë 30-vjecari dhe është impresionuar nga talenti i tij.

Son nuk është i mirë vetëm në rastet një kundër një, por gjithashtu është shumë i mirë në pasime, prandaj edhe Real Madrid është duke e pëlqyer.

Si rezultat, Son shihet si një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Evropë pavarësisht që ende nuk ka fituar ndonjë trofe te skuadra e Tottenhamit.

Son kaloi te Spurs në vitin 2015 për vetëm 27 milionë funte nga Bayer Leverkusen dhe deri me tani ka shënuar 136 gola, si dhe dhuruar 76 asistime.

30-vjecari ka formuar një bashkëpunim të mahnitshëm me Harry Kane, duke qenë dyshja me më së shumti gola në histori të Premierligës.

Derisa Tottenham kaloi një edicion të bukur ku siguroi Ligën e Kampionëve, vazhdojnë të tregojnë se nuk janë favorit për Ligën e Kampionëve.

Deri me tani kanë arritur vetëm dy herë në finale, duke humbur Carabao Cup ndaj Man Cityt dhe Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit.

Sa i përket Son, në rast që Real Madrid shpreh interesim serioz atëherë do të ishte i hapur për kalimin në "Santiago Bernabeu" edhe pse një marrëveshje e tillë vështirë që do të arrihej sepse Tottenham nuk mendon ta shet shkaku i formës së lartë që po kalon.

Lajme të ngjashme