Një prej momenteve më brutale në UFC: Khabib shkatërron kundërshtarin, referi nuk ndërhyn - NACIONALE

Një prej momenteve më brutale në UFC: Khabib shkatërron kundërshtarin, referi nuk ndërhyn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Khabib Nurmagomedov njihej për fuqinë e tij shkatërruese, derisa pamjet e tij duke rrahur Thiago Tavaresin në UFC në janar të vitit 2013, do të tregojnë saktëisht pse.

Pesë vite para se Khabib të bëhej kampion në peshën e lehtë në UFC, ai po punonte për t'u ngjitur më lart, derisa kishte filluar të bënte emër teksa shkatërronte kundërshtar pas kundërshtari.

Para se të mposhte Al Iaquintan për rripin, ai do të tregonte si shkatërrohet kundërshtari me plot shtatë fitore rresht.

Nga këto shtatë përballje, Khabib fitoi dy me KO/TKO, katër me vendim unanim dhe një me dorëzim në një prej ecurive më dominuese në histori të UFC-së.

Sidoqoftë, fitorja e parë nga këto shtatë është qartazi qershia mbi tortë.

Në një postim së fundmi nga 'AbhorrentAtrocity' në 'Reddit', shkruhet: "Shtatëmbëdhjetë bërryla më shumë dhe do të filloj të mendoj të bëj diçka" - në pamje shihet brutaliteti i vërtetë i Khabibit.

Në pamje shihet Khabib duke shkatërruar Tavares me 13 bërryla dhe titulli tregon si referi dështoi të ndalte meçin më herët, siç është dashur ta bënte.

Eventualisht, Khabib do të triumfonte me nokaut pas këtyre bërrylave me saktësi të çmendur.

Gjëja edhe më e çmendur është se Khabib i ka dy krahët e Taveresit të mbërthyer me këmbë, që nënkupton se ai nuk mund ta mbronte veten.

Ky është vetëm një testament sa i mençur ishte 'Shqiponja', i cili posedon një bilanc 29-0 në karrierë.

Definitivisht mund të thuhet se lufta është dashur të ndalej më herët, derisa braziliani dështoi të përgjigjej në ndonjërën prej goditjeve të rusit.

Pas përplasjes me Tavares, Khabib fitoi 10 meçe të tjera dhe do ta mbante rripin e peshës së lehtë për tri vite, mes 2018-2021 - dominimi më i gjatë në histori të këtij divisioni.

Ai më vonë do ta lironte titullin pas pensionimit dhe do të futej në "Hall of Fame" të UFC-së, si një prej luftëtarëve më të dekoruar në histori të sportit.

Lajme të ngjashme