'Asnjë gërvishje': Conor McGregor insiston se ishte duke e mposhtur Khabibin, para dorëzimit - NACIONALE

'Asnjë gërvishje': Conor McGregor insiston se ishte duke e mposhtur Khabibin, para dorëzimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Conor McGregor insistoi se ishte duke fituar luftën eksplozive të vitit 2018, kundër Khabib Nurmagomedov, para se të dorëzohej.

Irlandezi humbi në rundin e katërt të përplasjes së kategorisë së lehtë në UFC 229, në natën e mbamendshme në Las Vegas.

Ylli nga Dagestani tash është pensionuar nga MMA me një bilanc prej 29-0, por McGregor analizoi secilin rund të përballjes dhe thotë se ishte në rrugë të fitores.

Ai insiston se fitoi rundin e parë, të tretin dhe të katërtin deri në momentin përfundimtar.

Kur një fans në Twitter potencoi se McGregor 'u plas' nga rusi, irlandezi u përgjigj: "Fitova rundin e parë. E godita me diferencë tre me një.

"Bërryla, gjunj, përplasje. Ai mbajti një rund të tërë. Të dytin e fitoi ai.

"Unë e gjunjëzova atë me forcë të plotë në grykën e syrit dhe e prisha plotësisht dorezën. Një goditje e bukur! Fitova gjithashtu tre dhe katër deri në fjetje".

Para se të shtonte: "Rundi i parë ishte i imi. I dyti ishte i tij, por lansova shumë gjunj. Një nga qëndrimi pas dorës dhe një nga poshtë në grykën e syrit në përpjekje për kimura.

"Gjithashtu, asnjë gërvishje në fund të rundit. Fitova rundin e tretë dhe të katërt deri në fjetje".

Ish-kampioni gjithashtu publikoi një foto të veten pas luftës dhe shkroi: "Po, asnjë gërvishje. Duke u çlodhur para se të kërceja dhe të vija bast vëllanë e dhe kushëririn e tij".

Një rimeç ishte në horizont dhe ishte diçka që Khabibi e pranoi se "ka kuptim".

Por rusi u pensionua pas fitores kundër Justin Gaethje në UFC 254.

'Notorious', 34-vjeçar, pësoi humbje shokuese nga Dustin Poirier në UFC 257 në meçin e rikthimit më 2020.

Poirier fitoi edhe meçin e dytë, pasi McGregor u detyrua të tërhiqes për shkak të thyerjes së këmbës.

Lajme të ngjashme