Nga futbollist në shpërndarës droge, ish-talenti i Romës kapet me 160 gram hashash
Nga një futbollist profesionit në shpërndarës drogash. Vetëm në moshën 19-vjeçare, ish mbrojtësi i Romës dhe Hellas Veronas, Aboudramane Diaby është arrestuar nga policia pasi iu gjeten 160 gram hashash, 2 gram kokainë dhe 60 mijë euro para të gatshme.
Ish talenti u arrestua nga policia në Romë derisa po voziste një makinë të marrë me qera, ku iu gjet droga dhe paratë.
Më 28 shkurt u zhvillua seanca e parë në Gjykatën Gjyqësore të Piazzale Clodio, në përfundim të së cilës Diaby u shpall fajtor.
Karriera e shkurtër si futbollist
Diaby ishte i lindur në Romë dhe si një fëmijë iu bashkua akademisë së Romës. Në verën e vitit 2021, Verona e solli si pjesë e marrëveshjes së Marash Kumbullas, pra shqiptari iu bashkua skuadrës së Jose Mourinhos derisa 19-vjeçari kaloi te Verona.
Në më pak se gjashtë muaj, Diaby edhe fitoi paraqitjen e parë profesionale para se të kalonte te Imolese në verë, ku debutoi ndaj Siena në grupin B të Serie C, duke humbur 4:0.

Emri i Diabyt nuk është i ri te policia. Në mars 2022, në fakt, policia kishte kryer një kontroll në shtëpinë e tij romake, ku Aboudramane fshihte dy kilogramë e gjysmë hashash.
Prandaj, episodi më i fundit bëri që gjyqtarët të vërtetonin arrestimin e lojtarit, duke gjykuar se ai ka "një pozicion të qëndrueshëm në tregun e shpërndarjes së drogës".
Kësaj i shtohet fakti se pas kontrolleve të kryera teksa ndodhej në makinë, Diaby tentoi t'i bllokonte edhe telefonat inteligjentë për të mos lejuar që agjentët t'i shikonin ato.
Së fundi, motra e tij e vogël u kap në flagrancë teksa hodhi mbështjellës hashashi nga dritarja e shtëpisë së tyre.