Neymari gjobitet 3 milionë euro për ndërtimin e një liqeni në vilen e vet në Brazil - NACIONALE

Neymari gjobitet 3 milionë euro për ndërtimin e një liqeni në vilen e vet në Brazil

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, është goditur me një gjobë të lartë prej rreth 3 milionë eurove, për ndërtimin e jashtëligjshëm të një liqeni artificial në vilën e vet në Brazil.

Më 22 qershor u zbulua se 31-vjeçari ishte duke u hetuar nga autoritetet lokale në Mangaratiba – një qytet bregdetar në jug të Rio De Zhanieros – nën dyshimin për disa parregullsi në një projekt ndërtimi luksoz.

Punimet ishin ndalur në atë kohë dhe tani Neymar do ta paguajë çmimin e dështimit për t’i përmbushur rregullat e planifikimit dhe për ndërtim pa leje.

Këshilli i qytetit njoftoi se ia ka shqiptuar katër gjoba Neymarit për “shkelje mjedisore në ndërtimin e një liqeni artificial në vilën e lojtarit.”

Këshilli tha se janë gjetur dhjetëra shkelje dhe se Neymari po kryente punë pa leje dhe pa iu nënshtruar kontrollit mjedisor.

Ai dyshohet se kishte devijuar një burim ujor pa dokumente relevante dhe kishte larguar dheun pa autorizim.

Neymari ra në radar pas një vargu ankesash në rrjetet sociale, dhe vila e tij u rrethua me shirit nga hetuesit dhe puna u ndalua.

Neymari, i cili nuk ka luajtur për PSG-në që nga shkurti i këtij viti si pasojë e një operacioni në nyje, e bleu këtë pronë në vitin 2016, ku e ndërtoi një vilë që përfshin një spa dhe një helipadë në një hapësirë prej 10 mijë metra katror.

Lajme të ngjashme