Neymar duhet të jetë futbollisti më në formë në botë aktualisht - ishte gati i pabesueshëm mbrëmë
A është Neymar futbollisti më në formë në botë aktualisht?
Superylli brazilian ka qenë në formë absolutisht drithëruese për Paris Saint-Germain gjatë javëve hapëse të fushatës 2022/23.
I vërshëllyer nga fansat e klubit pas eleminimit të skuadrës nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar dhe i lidhur me një largim nga 'Parc des Princes' gjatë verës, Neymar aktualisht është i zënë duke heshtur kritikët e tij në secilën ndeshje pasuese.
30-vjeçari nuk ka regjistruar asnjë vlerësim më të ulët se 91 deri tash këtë sezon, sipas statistikave të 'SofaScore'.
Ai shënoi dy gola në fitoren 4-0 të PSG-së kundër Nantes në 'Trophee des Champions' më 31 korrik. Pastaj, në ndeshjen hapëse të PSG-së kundër Clermont, Neymar gjeti rrjetën përsëri, derisa dhuroi tre asistime për bashkëlojtarët.
PSG mposhti Montpellier 5-2 më 13 gusht, një ndeshje në të cilën Neymar shënoi edhe dy gola të tjerë.
Të dielën mbrëma, PSG shkatërroi Lillen 7-1 si mysafir, dhe Neymar shënoi dy gola të tjerë dhe regjistroi tre asistime.
Në total, shtatë gola e gjashtë asistime në vetëm katër ndeshje. Sensacional.
This can’t be normal man 🤣 pic.twitter.com/jiOlcKGols
— R (@Lionel30i) August 21, 2022
VIDEO: Paraqitja e Neymar gjatë PSG-Lille
Një video dy minutëshe e gjysmë e paraqitjes së Neymarit kundër Lille ka fituar mijëra ripostime dhe pëlqime.
Kënaquni duke e shikuar më poshtë.
Neymar vs. Lillepic.twitter.com/hLRNVtc8WY
— ّ (@LSVids) August 21, 2022
Çfarë performance.
Nuk do shumë arsye pse jug-amerikani mori një 10-she perfekte nga 'SofaScore' (e dyta për këtë sezon).
Asnjë futbollist nga top pesë ligat evropiane nuk ka shënuar më shumë gola se Neymar (pesë) deri tani këtë sezon.
A do ta inspirojë Brazilin drejt lavdisë në Kupën e Botës 2022?
Neymar, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë filluar sezonin jashtëzakonisht mirë, derisa treshja do të ketë një sy në Kupën e Botës, e cila fillon më 20 nëntor.
A do ta inspirojë Neymar, Brazilin drejt lavdisë?
Me formën aktuale, ju qartazi nuk mund të vëni bast kundër tij.