“Ne do të donim një lojtar të talentuar si ai” – Greenwoodit i jepet shpresë për të luajtur për kombëtaren - NACIONALE

“Ne do të donim një lojtar të talentuar si ai” – Greenwoodit i jepet shpresë për të luajtur për kombëtaren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Mason Greenwood, mund ta ringjallë karrierën e tij ndërkombëtare me Xhamajkën, pasi u kthye në futboll duke luajtur për Getafen, pas një mungese të gjatë.

Ish-sulmuesi i gjigantit anglez po gjen gradualisht formën e tij në Spanjë dhe shënoi golin e tij të parë për Getafen kundër Celta Vigos në barazimin 2:2 në La Liga në takimin e fundit. Ky ishte goli i tij i parë që nga janari i vitit 2022.

Edhe pse e ardhmja e tij me kombëtaren e Anglisë mbetet e pasigurt, trajneri i Xhamajkës, Heimir Hallgrimsson është i hapur për ta mirëpritur atë në skuadrën e tij.

"Ne do të donim të kishim një lojtar të talentuar si ai në ekipin tonë. Nëse ai merr formën e tij të mëparshme, atëherë me siguri do të na ndihmonte me paraqitjet e tij për Kombëtaren e Xhamajkës," u tha ai gazetarëve.

Iceland's Heimir Hallgrimsson expected to take over as Reggae Boyz head coach

Greenwood ka bërë vetëm një paraqitje për Tre Luanët në vitin 2020 dhe mund ta ndërrojë kombëtaren sipas rregullave të FIFA-s pasi është me prejardhje xhamajkane. Për këtë, federata xhamajkane duhet t'i bëjë një apel formal FIFA-s.

Disa yje të Premierligës duke përfshirë Ethan Pinnock, Demarai Grey dhe Michail Antonio luajnë për ‘Reggae Boyz’.

Greenwood do të rikthehet në aksion për Getafen pas pushimit ndërkombëtar më 21 tetor kundër Real Betis.

Lajme të ngjashme