Nga Greenwood te Mendy, çfarë ndodhi me futbollistët që u akuzuan për përdhunim
Akuzat e futbollistëve për përdhunim veçse vazhdojnë të shtohen gjithmonë e më shumë.
Në futbollin modern tashmë është bërë një kohë e gjatë, kur futbollistët akuzohen për përdhunim, ku pjesa më e madhe pas një kohe të gjatë shpallën të pafajshëm, derisa një pjesë e vogël dënohen.
Por, çfarë ka ndodhur me futbollistët që u akuzuan për përdhunim kohëve të fundit?
Nisim nga rasti më i fundit, pra dje u raportua se një futbollist rreth të 29-ave që luan në Londrën Veriore është arrestuar për përdhunimin e një 20-vjeçare gjatë muajit qershor.
Ragip Xhaka babai i Granitit, ekskluzivisht për Nacionalen konfirmoi se djali i tij është në pushime dhe që nuk është personi në fjalë.
Emri i lojtarit ende nuk është bërë me dije, derisa akuzohen lojtarë si Ben Davies, Heung-min Son, Mohamed Elneny dhe Thomas Partey.
Në javët e ardhshme mund të mësohet përfundimisht detaje lidhur me këtë rast, por për momentin nuk dihet asgjë përpos që lojtari në fjalë është në paraburgim.
Mason Greenwood
I vlerësuar si një ndër talentët më të mirë të gjeneratës së tij, ylli i Manchester United, Mason Greenwood rrezikon ta përfundojë karrierën qysh herët.
Anglezi është arrestuar për përdhunim ndaj ish të dashurës, e cila e kishte denoncuar në polici, mirëpo edhe i kishte publikuar në rrjetet sociale të gjitha faktet.
Greenwood si pasojë ka mbetur në arrest shtëpiak derisa të mësohet vendimi përfundimtar dhe Man United gjithashtu e ka larguar nga ekipi derisa të përfundojë kjo çështje.
Callum Hudson-Odoi
Një tjetër anglez që është arrestuar me akuzat për përdhunim është edhe ylli i Chelseas, Callum Hudson-Odoi.
Anësoi u arrestua më 17 maj, por pastaj u lirua më kusht derisa në janar u konfirmua se nuk do të përballet me më këto akuza.
Benjamin Mendy
Mbrojtësi i krahut Benjamin Mendy, është ndoshta lojtari që ka më së shumti akuza për përdhunim.
27-vjecari është i akuzuar deri më tani për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një akuza për tentim përdhunimi.
Mendy u paraqit në gjykatë në korrikun e vitit 2021, duke i mohuar të gjitha akuzat.
Të akuzuar për përdhunime në të kaluarën kanë qenë edhe shumë yje të tjerë, si Cristiano Ronaldo, Neymar, Karim Benzema, Franck Ribery, Diego Maradona dhe David de Gea – mirëpo të gjithë u shpallën të pafajshëm.
