Kurti një mund ta blej biletën njëdrejtimëshe dhe të shkojë te familja e tij në Norvegji, pasoja do t`i vuaj Kosova - NACIONALE

Kurti një mund ta blej biletën njëdrejtimëshe dhe të shkojë te familja e tij në Norvegji, pasoja do t`i vuaj Kosova

1 orë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Një ditë, jo shumë larg, Kurti mund ta blej biletën njëdrejtimëshe dhe të shkojë te familja e tij ne Norvegji. Pasojat për Kosovën do të jenë afatgjata, disa të pariparueshme...

...

A po e kuptoni tash ju që ishit skeptikë më parë se kush po e bllokon, paralizon dhe gjeneron kriza tani, por edhe vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit?

Albin Kurti.

Dhe situata dhe gjendja e tij po eskalon, nuk po bëhet më mirë.

Më herët kishim ato sesione monotone kur përsëriteshin dështimet për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit... e tani??? kur nuk ka asnjë arsye dhe pengesë të mos konstituohet Kuvendi, ky njeri po e bllokon dhe paralizon përsëri shtetin, duke refuzuar të themelojë institucionet thelbësore të shtetit.

LVV i ka fituar zgjedhjet dhe duhet ta konstituojë Kuvendin pa vonesë, e duhet ta votojë dhe formojë qeverinë e re! Askush nuk e pengon dhe nuk ja mohoh këtë.

Këto hapa, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë janë hapat më normalë dhe thelbësorë që duhet të ndërmerren nga një parti e nje njeri që kontrollon gjithcka.

E pastaj, ka kohë dhe duhet të gjejë zgjidhje për president me një metodë ndryshe, me konsensus dhe dialogim gjithëpërfshirës me partitë tjera.

E nëse ky nuk e bën këtë, kryesisht për shkak të inatit, kokëfortësisë, arrogancës... ndoshat tendenca me me paralizu shtetin, por edhe flirtimit me çmenduri politike, atëherë ky njeri e ka humbur krejt kontrollin dhe ka fillu një diskurs më ektrem dhe të rrezikshëm të përsëritjeve të seancave për t'i dështuar ato derisa të provokojë protesta... e deri, potencialisht, në luftë civile.

Ky njeri, me këtë veprime, nuk është më në senset racionale.

Asnjë person nuk ia bën kështu vendit të tij e popullit të lodhur. Askush nuk e suspendon demokracinë dhe konstituimin e Kuvendit e nuk vepron në margjinat ekstreme të antikushtetutshmërisë. Asnjë person i matur e asnjë qeveri nuk i sulmon bizneset e veta më të mëdha për ta shkatërruar ekonominë e lodhur dhe për të stimuluar edhe më shumë migrimin e zbrazjen e vendit.

Jemi në kohëra të rëndësishme. Dhe nëse nuk ndryshon diçka shpejt, situata mund të eskalojë keq. Përgjegjësia është e një partie, e një njeriu, që po refuzon ta konstituojë Kuvendin dhe po rrezikon themelet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe institucionet thelbësore në Kosovë.

Ironikisht, ky njeri, familja e të cilit nuk jeton në Kosovë, fëmijët e të cilit nuk ballafaqohen në baza ditore me dështimet dhe keqqeverisjen, shërbimet e shëndetësisë dhe arsimit, krizat e paralizat e shtetit... një ditë, pasi ta ketë bërë krejt m*t, do të mund ta blejë një biletë njëdrejtimëshe dhe të shkoj tek familja ne Norvegji.

E të gjithë të tjerët do t'i bartin pasojat, disa prej të cilave janë të parikuperueshme për një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme