NBA: Nuggets fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Suns, shkëlqen Murray - NACIONALE

NBA: Nuggets fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Suns, shkëlqen Murray

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Denver Nuggets e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme serinë e gjysmëfinaleve në play-off të Konferencës Perëndimore, duke mposhtur me 18 pikë epërsi në shtëpi Phoenix Suns, 125:107, ku u dallua ylli, Jamal Murray.

Të dy skuadrat po vinin nga një seri e suksesshme çerekfinale në play-off, me Suns që eliminuan Los Angeles Clippers, e Denver që çoi në shtëpi Minnesota Timberwolvesin, me rezultat të njëjtë të ndeshjeve, 4:1.

Denver kishte renditje më të mirë në sezonin e rregullt, prandaj ndeshja e sotme u zhvillua në Colorado, ashtu siç do të luhet edhe e ndeshja e dytë.

Phoenix Suns e nisi për një nuancë më mirë ndeshjen, duke triumfuar në çerekun e parë me rezultat 32:31, por dallimi u bë në 12 minutat e çerekut të dytë, aty ku vendasit fituan 37:19, për të shkuar me 17 pikë epërsi në pushim.

Suns wave white flag in Game 1 statement loss vs. Nuggets

Edhe çereku i tretë ashtu si i pari ishte në të mirë të Suns, ku përfundoi me epërsi të tyre prej katër pikëve, 30:26, por e pamjaftueshme, pasi në 12 minutat e fundit Denver Nuggets fitoi 31:26, për rezultatin final 125:107.

Lojtari më i dalluar te Nuggets padyshim ishte Jamal Murray, me 34 pikë, pesë rebounds e nëntë asistime, i ndihmuar nga Nikola Jokic që shënoi 24 pikë, 19 rebounds e pesë asistime.

NBA Western Conference Round 2 Preview: Nuggets vs. Suns

Në anën tjetër, 29 pikët e Durant e 27 pikët e Devin Booker nuk ishin të mjaftueshme për të evituar humbjen.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në mëngjesin e hershëm të së martës, tani me Denver në epërsi nga ndeshja e parë.

Lajme të ngjashme