Muriqi: Ngjarjet rreth FFK-së kanë reflektuar për keq, por me rezultat pozitiv duhet ta tejkalojmë
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorrën që zhvillohet nesër, ka folur rreth ngjarjeve në FFK, më saktësisht arrestimin e Agim Ademit, duke thënë se këto gjëra do të ishte mirë të mos ndodhnin sepse kanë ndikuar për të keq, por synojnë ta kalojnë me rezultat pozitiv.
Në prag të ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Izraelit, Presidenti i FFK-së u arrestuar nga Policia e Kosovës për keqpërdorim dhe shmangie tatimi, teksa u aludua se organet e rendit kishin hyrë në zyre të FFK-së dhe hotelin e Kombëtares paaautorizim.
Rreth këtyre ngjarjeve ka folur edhe Muriqi, që ka thënë se këto gjëra është mirë mos të ndodhin, sepse kanë reflektuar keq te lojtarët, por që synojnë të tejkalojnë këtë situatë me një fitore ndaj Andorrës.
“Ne si futbollistë jemi këtu për ta përfaqësuar shtetin tonë, kështu që janë ngjarje që mirë do të ishte të mos ndodhin. Shkurt e shqip normal që reflektojnë keq për çdo njëri në Federatë por edhe tek ne si futbollistët por tash duhet të shohim përpara. S’kam ndonjë përgjigje konkrete, me relefktu ka reflektuar por me një rezultat pozitiv do të duhej ta tejkalojmë këtë situtatë.”
