Munishi i përgjigjet Batatinës: Progni lojtari më i madh që ka ardhur në Kosovë
Analisti Ismet Munishi i është përgjigjur Tahir Batatinës duke e mbrojtur sulmuesin Gerhard Progni.
Ditë më parë, Batatina e luajti rolin e analistit të natës duke e kritikuar Prognin pasi sipas tij "s'jep asgjë" për Llapin.
Sidoqoftë, i këtij mendimi s'është Munishi - i cili pas shkarkimit po punon si analist televiziv - që në "Facebook" se Progni është lojtari më i mirë që ka ardhur në Kosovë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
"Gerhard Progni eshte lojtari ma i miri që ka ardhë ne Kosovë. (Se nuk mund ti them i huaj Prognit).
Profesionisti ma i madhi prej të gjithë futbollistave që kam punu. Shijoni disa nga golat që ka shenuar ai.", shkroi Munishi.

Çfarë tha Batatina për Prognin?
Para katër ditëve, gjatë një emision sportiv në "ATV" - Batatina luajti rolin e analistit të natës duke gozhduar haptas mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Gerhard Brogni, atë kohë pas barazimit ndaj Prishtinës.
Sipas teknikut llapjanas, Progni nuk jep asgjë për Llapin ku e vendosi në listën e dy transferimeve më të dështuara.
“Dy transferime të Llapit nuk kanë qenë të qëlluara. Njëri nga ta është Progni, që nuk jep asgjë për Llapin”, kishte thënë ai duke mos përmendur emrin e lojtarit tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që Batatina kritikon futbollistët e tij, pasi edhe në humbjen e fundit nga Drita pak fajin ia hodhi Albion Kurtaj duke deklaruar "Kurtaj nuk i bëri krosimet si duhet".
Llapi është duke luftuar për Evropë mirëpo është në një situatë të vështirë dhe ndoshta daljen mund ta shpresojë nëse Gjilani e fiton Kupën e Kosovës.
