Presidenti iranian thotë se Iranit do t’i kthehen 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar - NACIONALE

Presidenti iranian thotë se Iranit do t’i kthehen 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se gjysma e aseteve të ngrira të vendit të tij në Katar do t’i kthehen Teheranit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve “Tasnim”, presidenti e dha njoftimin gjatë takimeve me klerikë të lartë iranianë në qytetin Qom, raporton televizioni CNN.

“Duke u mbështetur në planet e bëra, 6 miliardë dollarë nga gjithsej 12 miliardë nga burimet e Iranit në Katar do t’i kthehen vendit dhe hapat e nevojshëm pasues janë gjithashtu duke u bërë për rikthimin e pjesës së mbetur të këtyre burimeve” - citohet të ketë thënë Pezeshkiani.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se asnjë aset i ngrirë iranian nuk është zhbllokuar akoma. Një zyrtar amerikan të hënën në një deklaratë tha: “Asetet iraniane që zhbllokohen do të përdoreshin për të blerë prodhime bujqësore amerikane për ta ushqyer popullin iranian. Çfarëdo lëshimi i fondeve për blerje humanitare do të jetë i lidhur me performancën dhe zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit nga Irani.”

Memorandumi i bashkëpunimit, për të cilin u pajtuan këtë muaj Shtetet e Bashkuara dhe Irani, thotë se Uashingtoni “merr përsipër që t’i bëjë plotësisht të gatshme për përdorim fondet dhe asetet e ngrira ose të kufizuara të Republikës Islamike të Iranit me zbatimin” e marrëveshjes.

Irani për një kohë të gjatë ka këmbëngulur në bisedime se kthimi i aseteve të ngrira në banka të huaja duhet të jetë pjesë e procesit pas nënshkrimit të memorandumit.

Lajme të ngjashme