Mungon Messi, MLS publikon skuadrën e yjeve për përballjen ndaj Arsenalit - NACIONALE

Mungon Messi, MLS publikon skuadrën e yjeve për përballjen ndaj Arsenalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Yjet e Kombëtares amerikane, Jesus Ferreira dhe Walker Zimmerman, do ta udhëheqin skuadrën e yjeve të MLS-së kundër Arsenalit më 19 korrik.

Trajneri i DC United, legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, do të jetë trajner i yjeve në ndeshjen që do të zhvillohet në Stadiumin AUDI.

Rooney D.C. United 2023

Gjithsej 26 lojtarë janë emëruar në këtë skuadër, me zgjedhjet që janë përcaktuar nga një kombinim i votimit të tifozëve, lojtarëve dhe mediave, përzgjedhjeve nga Rooney dhe dy përzgjedhjeve nga komisioneri i MLS-së, Don Garber: legjenda e MLS-së, Kei Kamara dhe ylli në rritje i CF Montreal, Mathieu Choiniere.

Lionel Messi, i cili kohët e fundit konfirmoi një kalim të tij te Inter Miami dhe ende nuk ka bërë një paraqitje në MLS, nuk është përfshirë në skuadër, me debutimin e tij që pritet të vijë pak ditë pas kësaj ndeshje.

Tetë nga 26 lojtarët në skuadër kanë mbërritur në MLS që nga viti 2022, me listën që përfaqëson gjithsej 15 vende të ndryshme. 19 lojtarë do të luajnë në lojën e tyre të parë All-Star ndërsa Walker Zimmerman do të udhëheqë ekipin në paraqitjen e tij të katërt.

Thiago Almada Atlanta San Jose Earthquakes MLS 2023

Përpara vetë lojës së yjeve më 19 korrik, të përzgjedhurit do të marrin pjesë gjithashtu në ‘Sfidën e Aftësive të Yjeve’, një ditë më herët, sfidë kjo e njohur në NBA që mbahet çdo vit në natën All-Star.

Lajme të ngjashme