Mourinho në dëlir pas formës së mirë të Dybalas: Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka pasur vetëm lëvdata për Paulo Dybalan, pasi ky i fundit shënoi dy gola në fitoren verdhekuqve ndaj Monzas. Portugezi i ka dërguar një mesazh trajneri të Argjentinës, Lionel Scaloni, duke i thënë se ai duhet t’i dërgojë disa shishe me verë, për shkak se lojtari është në formë të mirë në prag të Kupës së Botës.
Mourinho foli për nënshkrimin e tij të kësaj vere pasi e pa atë të shënonte dy herë në një fitore 3-0 ndaj Monzas dhe po e këshillon argjentinasin të ruajë formën e tij mbresëlënëse. Fitorja ruan fillimin e pamposhtur të sezonit të verdhekuqve dhe e sheh ekipin të ngjitet në krye të tabelës në Serie A.
:focal(1788x311:1790x309)/origin-imgresizer.eurosport.com/2022/07/20/3418898-69763128-2560-1440.jpg)
“Ai ka një histori lëndimesh, por ai është duke u përmirësuar tani”, tha portugezi për DAZN.
"Unë mendoj se kjo është një shenjë e asaj që do të vijë në Katar për Kupën e Botës. Ndoshta [bosi i Argjentinës] Lionel Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë, sepse ai do të ketë një lojtar fantastik në dispozicion."
Dybala u transferua te Roma si një transferim i lirë në korrik pas një sezoni të vështirë të kaluar te Juventusi që u ndërpre nga lëndimi. 28-vjeçari do të shpresojë se mund të kthehet në maksimumin e tij te Roma dhe të vazhdojë të luajë një rol kyç për Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Mesfushori me tipare ofensive në ndeshjen ndaj Monzas ku shënoi dy gola, arriti shifrën e 100 shënimeve në Serie A në përgjithësi dhe gjithashtu shënoi golat e tij të parë me fanellën e Romës.
Mourinho gjithashtu gjatë konferencës tregoi për një rast në sezonin e kaluar kur Dybala luante në Juventus.

“Sezonin e kaluar, kur Juventusi luajti këtu në Olimpico dhe ai u zëvendësua, i thashë: “Ti je shumë i mirë, djalosh.” Kështu që sonte thashë të njëjtën gjë. Ne buzëqeshëm sepse kujtuam se ai tashmë po shënonte në këtë stadium”, shpjegoi Mourinho për DAZN.
“Shpesh merr talent që është i izoluar brenda ekipit, por Paulo është një talent i madh që luan me dhe për ekipin. Edhe pse nuk është ndërtuar për këtë, ai ndihmon në mbrojtje me punë të jashtëzakonshme."
Video kur Dybala doli nga ndeshja the puthi duart e Mourinhos u bë virale, dhe është pikërisht momenti kur Mourinho po thoshte se po kujtonin diçka nga e kaluara.

