Realizohet fluturimi më i gjatë komercial, zgjati mbi 24 orë - NACIONALE

Realizohet fluturimi më i gjatë komercial, zgjati mbi 24 orë

34 minuta më parë

nga NACIONALE

Kompania “Qantas” e përfundoi atë që besohet se është fluturimi komercial më i gjatë ndonjëherë, kur aeroplani i saj i prodhuesit “Airbus” aterroi të martën në Toulouse të Francës nga Melbourne i Australisë, për 24 orë e 24 minuta.

Ky fluturim, i cili nxiti rritje të interesimit të njerëzve për përcjellje të fluturimeve në internet, është pjesë e projektit “Project Sunrise” të kompanisë, në të cilin planifikon të përdorë një aeroplan të ri të tipit A350 për të fluturuar pa ndërprerje nga Australia në Londër, raporton gazeta “The Guardian”.

Prodhuesi “Airbus” tha se aeroplani që e theu rekordin fluturoi për 24 orë e 24 minuta, në një udhëtim të gjatë 23 mijë e 75 kilometra, në rrugën mbi Oqeanin Paqësor e Oqeanin Atlantik pa ndërprerje, para se të aterronte te fabrika e aeroplanëve në Toulouse, në jugperëndim të Francës.

Fluturimi i së martës mendohet se është më i gjati nga një aeroplan komercial, duke e thyer rekordin e mëparshëm prej 22 orëve e 42 minutave, që ishte vendosur nga një aeroplan i tipit “Boeing 777-200LR” në vitin 2005 nga Hong-Kongu deri në Londër përmes Oqeanit Paqësor.

Në një fluturim testues javën e kaluar, aeroplani fluturoi nga Toulouse për në Melbourne përmes Oqeanit Indian për pak më shumë se 19 orë.

Lajme të ngjashme