Delir i tifozëve të Romës për Dybalan, dhjetëra-mijëra veta i urojnë mirëseardhje afër Koloseumit
Gjatë mbrëmjes së sontme pezantimi i Paulo Dybalas si lojtari më i ri i Romës ishte unik. Edhe një herë u konfirmua i gjithë entuziazmi i pashoq i tifozëve kreyqytetas.
Prezantimi i Dybalas si lojtar i Romës në publik, para tifozëve, i ngjasonte një filmi apo një shfaqjeje të bukur. Për ta bërë që të dukej e tillë u përkujdesën tifozët e shumtë që dolën në afërsi të monumentit historik dhe të papërsëritshëm nga rrafshi arkitektonik: Koloseumi.
Ani se përceptohej një shkallë shumë e lartë e entuziazmit, një prani kaq e madhe e tifozëve nuk ishte pritur nga shumëkush.
Eccolo! 🤩
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 26, 2022
💎 @PauDybala_JR x #ASRoma 🟨🟥 pic.twitter.com/e2L1f4oCfG
Dhjetë mijë tifozë në shesh
Numri i tifozëve që dolën në sheshin afër Koloseumit për t'i uruar mirëseardhje Dybalas ishte prej plot 10 mijë vetave. Ai u pa si një gladiator në sytë e tyre. Pikërisht tek ai tifozët kryeqytetas mbajnë shpresat më të mëdha se do të jetë njeriu i duhur që do t'u ndihmojë ta bëjnë një hap cilësor të mëtejm, i cili u mungonte viteve të fundit.
Una presentazione spettacolare.
— Jacopo Aliprandi (@AliprandiJacopo) July 26, 2022
Viverla in mezzo ai tifosi è stato magnifico. Da brividi. Indimenticabile.
🟡🔴💎#ASRoma @PauDybala_JR pic.twitter.com/eN8idFPsxu
Skena ishte e gjitha për Dybalan. Disi i habitur e shumë i emocionuar, u shfaq para publikut të gjerë rreth orës 21:00 Menjëherë pasuan ovacione të mëdha dhe duartrokitje të pafundme.
Në momentin kur u paralajmërua fjalimi i sulmuesit argjentinas, masa shpërtheu në brohoritma rrëqethëse, të cilat nuk ishin parë në Itali me vite të tëra për ndonjë lojtar të caktuar.
Të luajturit në "Olimpico", përgjegjësi
Në momentin kur doli para publikut për të mbajtur fjalimin, Dybala nuk ngurroi ta shfaqte të gjithë afektin ndaj tifozëve të Romës.
"Jam shumë krenar që kam mundësinë t'ju njoh. Të luaj këtu ka qenë gjithmonë e vështirë për shkak të atmosferës që krijoni ju. Të kem privilegjin të jem këtu ma jep dëshirën e flaktë që të hyj në Olimpico së bashku me të gjithë juve. Do të jetë një përgjegjësi e madhe e gjithë kjo, por do të jetë edhe shumë e bukur", shtoi ai.
Paulo #Dybala si è regalato un sogno bellissimo.pic.twitter.com/hqXtghuXjF
— Marco Conterio (@marcoconterio) July 26, 2022
Dybala në vazhdim tregoi se dëshiron që t'i lumturojë të gjithë tifozët e Romës, duke fituar sa më shpejt formën optimale.
"Dua që të jem në formë sa më parë që ëshë e mundur për këtë publik të jashtëzakonshëm që është këtu me neve. Derbin lokal po mundohem ta imagjinoj. Do të jetë shumë i bukur", u shpreh ai.
La Roma presenta @PauDybala_JR al popolo giallorosso 💎🟡🔴 pic.twitter.com/gse6wbspzW
— GOAL Italia (@GoalItalia) July 26, 2022
Argjentinasi 28-vjeç vendosi që t'i bashkohej Romës, pasi ishte pikërisht Mourinho ai që e mori në telefon personalisht dhe e bindi rreth projektit. Ai u transferua te Roma me parametra zero, meqë paraprakisht i kishte skaduar kontrata me Juventusin.
