Mourinho: Habitem se si thonë që Roma është për titull
Josè Mourinho ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes të javës së parë që Roma do ta zhvillojë kundër Salernitanas, ku ka ulur paksa presionin, duke thënp se skuadra e tij nuk është pretendente për titull.
Shumë personalitete publike e kanë asocuar Romën me garën për titullin kampion. Ancelotti ishte rasti më eklatant, ku në intervistën dhënë për Il Messaggero tha se e sheh skuadrën kreyqytetase italiane të jetë arrë e fortë për titullin e Serie A të edicionit të sivjem.
Mourinho njihet si komunikator tepër i mirë dhe veçmas me publikun. Gjatë konferencës së sotme ai frenoi euforinë e tifozëve të Romës, duke thënë se nuk janë parakushtet për të luftuar për të tilla synime.
Mirëpo, ai hapur ka lavduar drejtuesit e klubit të tij, duke thënë se kanë bërë disa lëvizje që ia vlen të duartrokiten, veçanërisht pasi nuk kanë shpenzuar shumë për t'i afruar disa lojtarë.
Komenti i Mourinhos rreth titullit
Trajneri portugez i ka admiruar dhe respektuar deklaratat e Ancelottit për Romën, por shpreh mendime tjera nga ai sa i përket ambicieve të skuadrës së tij.
"Ancelotti është Ancelotti. I di të gjitha rreth futbollit dhe ky është zanati i tij. Di shumë rreth këtij klubi dhe qytetit. Fjalët e tij janë gjithmonë për t'u respektuar. Carlo është Carlo", nënvizoi Mourinho.
Tutje, ai komentoi deklaratat e përgjithshme që e lidhin Romën me detyrimin që të luftojë për titull, duke shprehur habi me këtë gjë.
"Më habot fakti se si flitet për neve në një botë ku nuk flitet për të tjerët, duke thënë që Roma është për titull", është shprehur Mourinho.
Deklaratat e Ancelottit dhe Benitez për Romën është e komponuar për ta synuar titullin
Ancelotti në kuadër të intervistës dhënë për Il Messaggero nuk la pa përmendur edhe ish-skuadrën e tij ku ka luajtur si futbollist, Romën, për të cilën nuk rresht së përmenduri edhe simpatinë që ka.
"Roma është përforcuar shumë. Dybala, Ëijnaldum dhe Matic janë përforcime të rëndësishme. Spinazzola dhe Zaniolo i kanë lënë mbrapa lëndimet. Roma mund ta thotë fjalën e saj me këdo, edhe pse duhet pritur komponimi i lojtarëve që janë afruar rishtazi. Roma kishte nevojë për një trajner si Mourinho. Shpesh dëgjohemi dhe shkëmbejmë mesazhe", përfundoi Ancelotti.
Edhe Rafa Benitez për Gazzetta Dello Sport gjatë ditës së djeshme, ishte shprehur i bindur se Romës i takon të garojë për vendin e parë në kampionat, nëse kemi parasysh blerjet e reja.
"Sa e bukur kjo Romë. Me përforcimet e reja, besoj që Mourinho e ka detyrim të luftojë për titull", përfundoi ai.


