Morgan thotë se Arsenali dështoi ta fitonte Premierligën pasi nuk nënshkroi me Ronaldon në janar - NACIONALE

Morgan thotë se Arsenali dështoi ta fitonte Premierligën pasi nuk nënshkroi me Ronaldon në janar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dështimi i Arsenalit për të transferuar Cristiano Ronaldon në janar të këtij viti është arsyeja kryesore pse topçinjtë nuk arritën ta fitonin titullin kampion në Premierligë, sipas gazetarit të njohur Piers Morgan, që njëkohësisht është tifoz i flaktë i Arsenalit dhe Ronaldos.

Morgan, një tifoz i zjarrtë i Arsenalit, foli për Talksport për pretendimin e titullit nga topçinjtë në sezonin e fundit dhe dështimin e tyre për të mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës. 58-vjeçari përmendi dështimin e skuadrës së Londrës Veriore për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon si një nga arsyet kryesore pse skuadra nuk mundi të siguronte titullin e tyre të parë në Premierligë që nga viti 2004.

Cristiano Ronaldo Arsenal

"Tifozët e Arsenalit qeshën me mua vitin e kaluar kur sugjerova se Ronaldo do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për pjesën tjetër të sezonit kur u largua nga Unitedi. A po qeshin ata tani? A nuk mendojmë sinqerisht se dikush si Ronaldo në atë ecuri, kur Gabriel Jesus u lëndua, se nuk mund të kishte udhëhequr linjën tonë sulmuese dhe ndoshta do të kishte bërë më shumë se vetëm në vijën sulmuese?" tha Morgan.

Cristiano Ronaldo

"Jo vetëm për shkak të golave, por për shkak të mentalitetit fitues që ka ai. Ju vendosni dikë të tillë në dhomën e zhveshjes, të gjithë lojtarët e rinj do të gravitonin në atë mentalitet," shtoi Morgan duke folur për mungesën e mentalitetit fitues në skuadrën e Arsenalit.

Mikel Arteta zgjodhi të mos nënshkruajë me Ronaldon dhe në vend të kësaj solli Leandro Trossard dhe Jakub Kiwior gjatë afatit kalimtar të janarit. 38-vjeçari, pesë herë fituesi i Topit të Artë, kaloi në Al Nassr. Ish-ylli i Real Madridit që atëherë ka shënuar 14 gola në 19 paraqitje për skuadrën saudite.

Topçinjtë fillojnë para-sezonin e tyre kundër Nurnberg më 13 korrik. Më pas ata do të përballen me Manchester Cityn në Community Shield në fillim të sezonit të rregullt.

Lajme të ngjashme