Morgan: Gjasat janë të vogla që Ronaldo të luajë sërish në Manchester United
Gazetari, Piers Morgan, i cili ka një marrëdhënie shumë të afërt me yllin portugez, Cristiano Ronaldon, thotë se gjasat janë të vogla që Ronaldon ta shohim sërish në Manchester United, dhe se lëvizja e tij mund të jetë mjaftë befasuese.
Sipas raportimeve për disa javë me rresht, Ronaldo dëshiron të largohet nga djajtë e kuq, pas një sezoni të tmerrshëm të kaluar, dhe lojtari dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve sa më gjatë të jetë e mundur.
Manchester United ka insistuar publikisht se 37-vjeçari nuk do të shitet këtë verë, por Morgan thotë se ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me yllin portugez dhe nuk e ka parë dëshirën e tij që të luaj sërish aty.
A do të largohet Ronaldo nga Manchester United?
“Kam pasur disa herë kontakt me Ronaldon, javën e kaluar. Mendoj se gjasat janë shumë të vogla që Cristiano Ronaldo të luaj edhe një ndeshje për Manchester United.”
“Nëse jeni Ronaldo dhe po shkoni drejt përfundimit të karrierës, teksa dëshironi ende trofe të mëdhenj, ju duhet të bëni disa kalkulime. Dhe nëse ai qëndron në Manchester, a do t’i ndiqte trofetë e mëdhenj? Mendoj se mentaliteti i tij i ka folur.”
“Nuk dua të flas se çfarë ne të dy kemi biseduar por dua të them se që nga fillimi Ronaldo nuk ka pasur ambiciet e njëjta me Manchester Unitedin.“

“Unë mendoj se ai nuk është i kënaqur me nënshkrimet deri më tani të skuadrës, përkushtimin e skuadrës në sezonin që përfundoi me mbetjen jashtë nga Liga e Kampionëve. Ai e ndjenë që struktura e skuadrës nuk është në formë të mirë.”
“Ronaldo ka shumë respekt për trajnerin e ri dhe nuk ka të bëjë asgjë me të, por kjo është thjesht një pasqyrim i saktë se ku ndodhet Manchester United.”
“I takon atij të thotë se çfarë ndjen, por nëse më pyesni mua, atëherë nuk mendoj se ai do të qëndrojë në Manchester United. Mendoj se skuadra e tij e ardhshme do të jetë mjaft befasuese”, tha Morgan për talkSports.
A mundet Ronaldo t’i bashkohet Arsenalit?
Morgan, i cili intervistoi Ronaldon në vitin 2019, njihet si një tifozët më të flaktë të Arsenalit.
57-vjeçari ka raporte të ngushta me Ronaldon dhe po mundohet ta bind se vendi më i mirë për momentin për të është Arsenali.
“Tifozët e Arsenalit duhet ta dëgjojnë këtë. Po jap krejt forcën time për ta bindur Ronaldon të na bashkohet.”

“Ai si 18-vjeçar ishte shumë afër të nënshkruante nën drejtimin e Arsene Wenger, por në minutat në një miqësore mes Manchesterit dhe Sporting Lisbonës bëri që Ferguson mos ta lëshonte atë mundësi, pas shkëndija që pa në fushë nga Ronaldo në ndeshje.”
“Besoj se ai do të ishte si në shtëpinë e tij këtu. Së bashku me Gabriel Jeseus dhe Eddie Nketiah do të ishte një sulm fantastik për ne, prandaj pse jo?”, tha për fund Piers Morgan.


