Cristiano Ronaldo i quan ‘false’ lajmet për një rikthim te Sporting CP - NACIONALE

Cristiano Ronaldo i quan ‘false’ lajmet për një rikthim te Sporting CP

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo i ka quajtur false lajmet për një rikthim të ish skuadra Sporting CP.

Gjatë ditës së diele, kishte raportime nga mediat portugeze që Ronaldo është duke shikuar mundësinë për një huazim te Sporting, e që lojtari ndodhet në bisedime me klubin.

Këtyre spekulimeve, veçse iu shtuan “zjarrë” disa fotografi ku shihet makina e 37-vjeçarit në parkingun e Sporting, por këto rezultojnë të jenë lajme false.

Vetë Ronaldo në rrjetin social “Instagram” ka komentuar “false” në postimin e medias “Sporttvportugal”, ku përflitej për këto spekulime.

Ronaldo vazhdon të kërkojë largimin nga Manchester United

Edhe pse refuzoi kalimin te Sporting, ylli portugez vazhdon të kërkojë largimin me patjetër nga nga Manchester United.

Ronaldo dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve, prandaj ka kërkuar nga klubi anglez ta shesë nëse ndonjë klub i madh bën ofertë.

Mirëpo, deri me tani destinacionet e Ronaldos veçse janë zvogëluar me klubet e mëdha evropiane që po preferojnë lojtarë të rinj, andaj nuk e duan sulmuesin.

Ronaldo nuk udhëtoi gjithashtu me skuadrën e Unitedit për fazën parapërgatitore me arsyet “familjare”, mirëpo që mediat britanike vazhdojnë të raportojnë se arsyeja kryesore është që nuk e sheh më vetën në “Old Trafford”.

Bayern Munich, PSG dhe Chelsea kanë refuzuar shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë

Gjatë javëve të fundit, Ronaldo i është ofruar disa gjigantëve evropianë si Bayern Munich, PSG dhe Chelsea, por këta të fundit e kanë refuzuar.

PSG nuk ka vend për 37-vjeçarin, fillimisht shkaku që kanë shumë yje në sulm si Neymar, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, e së dyti edhe në aspektin financiar, pasi me ardhjen e portugezit do të thyente rregullin financiar.

Bayern Munich përmes drejtorëve Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic kanë konfirmuar zyrtarisht se Ronaldo nuk do t’i përshtatej filozofisë së klubit, një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri Julian Nagelsmann së fundmi.

Ndërsa, sa i përket Chelseas, ishte vendimi i trajnerit Thomas Tuchel që të mbesin jashtë garës për shërbimet e Ronaldos.

Tekniku gjerman ka mbetur jo i kënaqur me sezonin që kaloi Romelu Lukaku, i cili u huazua sërish te Chelsea, ndërsa ka frikë që një gjë e tillë do të përsëritet me Ronaldon.

Tuchel preferon që të gjithë lojtarët t’i përshtaten taktikave të tij, që ka të bëjë me presionin e vazhdueshëm, gjë që të cilën nuk mund ta bëjë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Lajme të ngjashme